“Perlat” e kodit të ri penal
Me një vështrim të përciptë të draftit të ri penal, të duket sikur “baballarët” e përpilimit të kodit ose kanë punuar vetëm pas orës 12:00 të natës, ose në katedër ka qenë ngjitur përgjithësisht… “google translate”! – Lejohet ndryshimi i seksit – Lejohet euthanazia – Deri 21 vjeç, “je” i mitur – Burg, nëse shan […]
Vau i Dejës/ Ndezi zjarr disa herë në fshatin Barbullush, arrestohet në flagrancë
Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa herë zjarr, gjatë ditëve të fundit, në fshatin Barbullush. “Si rezultat i punës hetimore dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë […]
Richard Grenell për Thaçin: Është e turpshme që po mbahet ende në burg
Richard Grenell, ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se “është shumë e turpshme” që Hashim Thaçi po mbahet ende në burg. “Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është shumë e turpshme që ai është ende […]
Plazhet e jugut magjepsin të huajt/ Fundi i korrikut me fluks pushuesish
Me një kombinim të natyrës, kulturës dhe historisë, jugu i Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë çdo vit. Plazhet e mrekullueshme ofrojnë jo vetëm një vend për relaksim, por edhe mundësi për eksplorim e aventurë. Të huajt që vizitojnë këto plazhe shpesh përmendin mikpritjen e shqiptarëve si një pjesë të përvojës së tyre […]
Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë në gusht
Edhe Kombëtarja U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore me Italinë. Kuqezinjtë do të përballen më 12 dhe 14 gusht me “axurrët” në qendrën sportive “Coverciano”. Këto dy miqësore ndaj Italisë do të jenë edhe provat e para për trajnerin e ri të Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, i cili do të testojë grupin e lojtarëve […]
Rrëzohet aeroplani privat në brigjet e Kalifornisë, tre të vdekur
Tre persona u gjetën pa shenja jete të dielën në mëngjes, pasi një avion i vogël u rrëzua në Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë qendrore, njoftuan autoritetet amerikane. Sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së, ekipet e emergjencës u përgjigjën menjëherë pas njoftimeve për një avion të rrëzuar rreth 300 metra larg bregut, në zonën e […]
Rusia godet Kievin gjatë natës, tetë të plagosur, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar
Një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës plagosi tetë banorë të një pallati, përfshirë një fëmijë tre vjeç, thanë autoritetet në kryeqytetin ukrainas. Katër nga tetë të plagosurit janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, tha guvernatori ushtarak i Kievit, Timur Tkachenko, nëpërmjet Telegram. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, shpjegoi se të […]
Gratë së shpejti mund të kërkojnë një shofere femër në ‘Uber’ në këto qytete të SHBA-së
Uber po piloton një opsion të ri për aplikacionin e saj në SHBA që do t’u lejojë pasagjereve femra të kërkojnë shofere femra, një veprim që vjen pasi kompania është përpjekur prej kohësh të parandalojë sulmet seksuale në platformën e saj. Funksioni, i quajtur Preferencat e Grave, do të lançohet në një fazë pilot në […]
Venezuelë, Maduro shpall fitoren dërrmuese për partinë e tij në zgjedhjet komunale
Partia e presidentit venezuelian Nicolas Maduro njoftoi sot se kishte arritur një fitore dërrmuese në zgjedhjet komunale, në të cilat opozita zgjodhi abstenimin masiv. Kreu i shtetit tha në një fjalim se partia e tij, PSUV, fitoi në 285 komuna nga 335 që po votoheshin. Sipas autoritetit zgjedhor – të cilin opozita e akuzon se […]
Kapet në flagrancë duke vjedhur një banesë, vihet në pranga 43-vjeçari në Lushnjë
U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 43-vjeçari. Kjo është vjedhja e dytë që parandalohet gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë së Lushnjës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në […]