Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve
Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien dhe e ka mbyllur javën me një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.42 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.Euro vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, me një rënie prej […]
Udhëtarët europianë u drejtohen vendeve më pak të njohura mes shqetësimeve për mbiturizmin
Udhëtarët europianë po planifikojnë gjithnjë e më shumë të shkojnë në destinacione të pazakonta në vend të destinacioneve tradicionale turistike, ndërkohë që mbeten ende brenda kontinentit, sipas një studimi të ri nga Komisioni Europian i Udhëtimeve (ETC).77 për qind e europianëve synojnë të bëjnë të paktën një udhëtim midis qershorit dhe nëntorit të këtij viti, […]
Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore. Subjektet e interesuara për […]
AGSH dënon vendimet arbitrare të presidentit të “Vllaznisë” ndaj gazetarit Ergys Kavaja
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj një vendimi të konsideruar si arbitrar, përjashtues dhe hakmarrës nga ana e presidentit të klubit “Vllaznia”, Alban Xhaferi, ndaj gazetarit sportiv Ergys Kavaja. Sipas AGSH-së, gazetari është penguar pa asnjë shpjegim zyrtar të ndjekë dhe raportojë ndeshjen ndërkombëtare të Conference League “Vikingur-Vllaznia” më […]
OpenAI pritet të lançojë modelin GPT-5 në fillim të muajit Gusht
Pioneri i inteligjencës artificiale OpenAI planifikon të lançojë modelin GPT-5 në fillim të muajit Gusht raportoi The Verge ditën e Enjte duke cituar njerëz të afërt me kompaninë. Modeli i ri, i cili pritet të lançohet këtë verë, do të pozicionohet si një sistem AI që inkorporon modele të ndryshme dhe që performon funksione të […]
Përplasje në ndeshjen Novi Pazar-Jagiellonia! Tifozët polakë sulmohen pas thirrjeve provokuese kundër Kosovës
Ndeshja e Conference League ndërmjet Novi Pazarit dhe Jagiellonias u karakterizua nga përleshje në tribuna. Gjithçka nisi kur tifozët që kishin udhëtuar nga Polonia, të njohur edhe si pro-serbë, nisën thirrje provokuese kundër Kosovës. Tifozeria e organizuar në Sanxhak, që quhet ndryshe “Torcida”, nuk qëndroi duarkryq, por reagoi menjëherë ndaj thirrjeve me bazë etnike. Mbështetësit […]
Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë! Dukati në flakë prej më shumë se dy javësh
Pas më shumë se dy javësh nën zjarr, mësohet se situata në zonën e Dukatit është neutralizuar, megjithatë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të mundësisë së riaktivizimit nga era apo temperaturat e larta. Ndërkohë, mësohet se flakët janë përhapur në drejtim të Smokthinës, pas djegieve në Sevaster dhe Ploç. Në Delvinë, zjarret janë […]
Sherr me sende të forta në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 turistët italianë
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim pesë shtetas italianë, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut në shëtitoren e qytetit. Ngjarja, e dokumentuar edhe me video në rrjetet sociale, ka ndodhur rreth orës 01:30 dhe ka përfshirë dy grupe turistësh italianë që janë përleshur me […]
Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe bashkëpunëtorja e miliarderit pedofil, që u vetëvra në burg në vitin 2019. Maxwell, e dënuar me 20 vite burg për joshjen e vajzave të mitura në vështirësi ekonomike për t’i dorëzuar […]