Fotot ikonike të aktores që jetoi me një luan
Në vitin 1971, aktorja e famshme Tippi Hedren, e njohur nga filmat e Alfred Hitchcock, jetonte në një mënyrë krejt të pazakontë. Ajo, bashkë me vajzën e saj, Melanie Griffith, ndanin shtëpinë e tyre në Kaliforni me një luan të madh 400-poundësh të quajtur Neil.Kjo histori e rrallë u dokumentua nga fotografi i Life Magazine, […]
Akuzohet për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj kalon për gjykim në GJKKO për dosjen “Buka”
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të përballet me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas vendimit të gjyqtarit paraprak Erjon Cela për kalimin e çështjes në gjykim. Bëhet fjalë për dosjen e njohur si “Buka”, në të cilën Ahmetaj akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. […]
BKK-ja nis shpërndarjen e librave për bibliotekat publike dhe shkollore
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur një iniciativë të re për të mbështetur rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore në të gjithë vendin. Shpërndarja e librave ka filluar me kontigjentin e ri që përfshin 87 tituj dhe 1097 ekzemplarë, të cilët janë përzgjedhur nga fondi i Shtëpisë Botuese “Rilindja”.Këto libra janë kryesisht literaturë […]
Digjet Masserati në tunelin e Skërficës
Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikëse. Zjarr kishte përfshirë pjesën e përparme të automjetit me targa AB 803 RX. Ekipet zjarrfikëse […]
Porto Palermo Festival, rikthehet për edicionin e pestë, nën organizimin e Olen Cesari
Festivalit më të njohur artistik të verës në Shqipëri, Porto Palermo Festival, po i afrohet edhe një edicion i ri, për të pestin vit radhazi. Ky festival i veçantë do të zhvillohet në kalanë historike të Porto Palermos, në Himarë, nga data 31 korrik deri më 17 gusht 2025, duke ofruar 12 netë të mbushura […]
Aksioni në pushtetin vendor/ Deputeti në largim i PS: Kam parë punonjës që s’dinë të shkruajnë e të lexojnë
Deputeti në largim i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për pastrimin e administratës vendore, i cili ka sjellë largimin e një numri të konsiderueshëm drejtuesish në bashki të ndryshme të vendit. Krashi e cilësoi administratën publike si një nga problemet më […]
190 bimë kanabisi në mes të ferave, zbulohet plantacioni në Fier, arrestohet autori
Një parcelë kanabisi është zbuluar në fshatin Çipllakë të Fierit, të fshehura mes shkurreve. Bëhet fjalë për 190 bimë kanabisi të cilat u asgjësuan gjatë aksionit të koduar “Koordinata”. Uniformat blu arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të bimëve narkotike, 41-vjeçarin Leo Tafa. Ndërsa bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Njoftimi i Policisë Fier: Fier/Vijon […]
“Nuk më bind as dosja e SPAK dhe as avokatët e Veliajt”, Artan Hoxha: Mbrojtja ka qenë e dobët dhe jo këmbëngulëse
Analisti Artan Hoxha shprehet skeptik për dosjen e Prokurorisë së Posaçme në drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Sipas tij, materiali fillestar i paraqitur prej SPAK-ut, nuk ishte mbushamendës. Ndërkohë për Hoxhën, edhe mbrojtja e Veliajt ka qenë jo këmbëngulëse dhe është treguar e dobët në raport me rrëzimin e argumentave të […]
“Gruaja dhe vajza e goditën edhe në sytë e mi”/ E bija vrau të atin, kryeplaku i fshatit: Jetonte në mjerim dhe…
Fshati Frashër i Fierit është tronditur nga ngjarja e rëndë familjare ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama vrau të atin, Anesti Rama, në bashkëpunim me të ëmën, Valbona Rama. Kryeplaku i fshatit, Irakli Zarka, ka rrëfyer detaje të dhimbshme mbi situatën që parapriu krimin, duke e përshkruar jetën e viktimës si të mbushur me varfëri, vetmi dhe […]
Kalaja e Shkodrës dhe Kalaja e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton vendimin
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore.Subjektet e interesuara për të […]