870 milionë euro për të ‘zëvendësuar’ portin që iu fal Alabarit – kurse rrugët e Shqipërisë mbeten në harresë
Qeveria pranoi së fundmi dështimin e përpjekjes për të dhënë me koncesion ndërtimin e një segmenti rrugor për të anashkaluar Lezhën ndërsa programi buxhetor afatmesëm lë pa financuar akset rrugore kyçe sakaq të mbingarkuara me trafik. Në vend të kësaj, plot 870 milionë euro janë caktuar për të ndërtuar një port të ri në mënyrë […]
Huhtanen: Shqipëria ende e kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, pengesë për anëtarësimin në BE
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës ‘Martens’, Tomi Huhtanen gjatë fjalimit të tij në Konferencën “The Western Balkans Paradigm”, ka komentuar zhvillimet politike dhe institucionale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te Shqipëria. Në analizën e tij, Huhtanen theksoi se pavarësisht përparimeve të dukshme në disa fusha, Shqipëria vazhdon të përballet me […]
Sekreti i jetëgjatësisë fshihet në filxhanin e… kafesë
Një filxhan kafeje në mëngjes mund të jetë shumë më tepër sesa një zgjues i zakonshëm: mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes qelizore dhe të kontribuojë në jetëgjatësinë. Kjo është ajo që sugjeron një studim i fundit nga studiues të Queen Mary University of London, të cilët kanë zbuluar se kafeina aktivizon një mekanizëm […]
‘Era e Putinit’/ Rusia nxjerr në treg qirinj aromatikë me emrin e presidentit për të nxitur patriotizmin
Rusia ka hedhur në treg një linjë të re qirinjsh aromatikë me emrin e presidentit Vladimir Putin, të cilët, sipas prodhuesit, synojnë të “mbushin shtëpitë me aromën e patriotizmit”. Produkti është bërë viral në rrjet dhe ka ngjallur debat për nivelin e propagandës dhe kultit të personalitetit në Rusi. Qirinjtë, të quajtur “Aroma Putin Black […]
Ishte duke djegur mbeturina në bahçe/ Ndërron jetë tragjikisht 78-vjeçari në Fushë-Milot
Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina në bahçen e tij. Viktima është identifikuar si Demer Haxhiu. Sipas burimeve paraprake, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e të moshuarit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse […]
Nard Ndoka: Rama është çmendur, pas aksionit të tij fshihet diçka e madhe
Kreu i PDK Nard Ndoka e konsideroi sjelljen e kryeministrit Edi Rama në raport me kryetarët e bashkive si tejet të rrezikshme, jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese. Ndërsa i cilësoi shembjet në Theth si çmenduri, Ndoka tha që diçka më e madhe fshihet pas këtij aksioni, e cila do të dalë shumë shpejt. Po ashtu […]
Autoritetet franceze japin alarmin, ja lufta e madhe që pritet të shpërthejë në Evropë brenda vitit 2030,Ballkani në…
Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga autoritetet franceze përmes dokumentit zyrtar “Rishikimi Strategjik Kombëtar – 2025”, i publikuar më 14 korrik nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare. Sipas këtij dokumenti, një luftë e përmasave të plota në Europë është “shumë e mundshme” të shpërthejë deri në vitin 2030, për shkak të […]
Kadastra e Goxhobellit zemra e korrupsionit shtetëror, qytetari nga Vora denoncon skemën mafioze që i grabiti tokën…
Prej më shumë se 35 vitesh, Petrit Breti nga fshati Shagë i Vorës endet korridoreve të institucioneve për të kërkuar të drejtën e pronës së trashëguar, ndërsa në zyrat e Kadastrës që drejtohet nga drejtoresha e përgjithshme, Lorena Goxhobelli, duket se është firmosur vjedhja me dokumente të falsifikuara. Ai denoncon një skemë të mirëorganizuar ku […]
Urdhri i Edi Ramës “hedh në erë” burimet njerëzore të bashkive, rreth 2 mijë drejtorë, administratorë dhe shefa…
Nga Veriu në Jug, një valë e pashembullt dorëheqjesh ka goditur të gjitha bashkitë e vendit, duke shkundur themelet e pushtetit lokal dhe duke rrezikuar funksionimin normal të administratës. Mbi 2 mijë drejtorë, shefa sektorësh, administratorë dhe zëvendëskryetarë janë detyruar të firmosin dorëheqjet, pas një ultimatumi të drejtpërdrejtë nga Kryeministri Edi Rama, i cili u […]
Belinda Balluku anulon tenderin e aksit Milot-Balldren pas ndalimit nga SPAK të kreut të Prokurimeve Publike, ja si…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka anuluar së fundmi tenderin për ndërtimin me koncesion të autostradës Milot–Balldren, një aks me gjatësi vetëm 17 kilometra, por me vlerë miliardëshe. Në pamje të parë, arsyeja është teknike: “Asnjë ofertë nuk përmbushi kriteret”, thuhet në buletinin e APP-së. Por në prapaskenë ka shumë më tepër. Anulimi […]