U frikësua nga patrulla e policisë dhe u largua me shpejtësi, 23-vjeçari shqiptar ndërron jetë tragjikisht në Itali, makina u përplas me pemën
Një i ri me origjinë shqiptare, që tentoi t’i shpëtonte kontrollit të policisë ka ndërruar jetë tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur në Treviso, Itali ditën e djeshme. Sipas mediave italiane, në momentin që pa patrullën e karabinierëve, 23-vjeçari u largua me shpejtësi me makinën e tij dhe pas disa metrash u përplas me dy pemë. Përplasja […]
Hidhet shorti, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehurve të tjerë
GJKKO ka hedhur këtë të mërkurë shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurve, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se nga shorti është caktuar gjyqtarja Etleva Deda. Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet […]
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët i dolën jashtë kontrollit, ndërron jetë 72-vjeçari në Fushë Milot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Milot. Policia bën me dije se një 72-vjeçar ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por fatkeqësisht zjarri është përphapur në një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte të thata. Si pasojë, i moshuari, shtetasi D. H. ka pësuar djegie në trup dhe është asfiksuar. […]
E rrëmbyen, e mbytën me litar dhe e hodhën në liqen, këta janë dy nga katër autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës
Një javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Matin, ku disa persona morën peng 23-vjeçarin Renis Dobra, dhe pasi e torturuan e mbytën me litar dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, policia ka arritur të zbardhë totalisht ngjarjen dhe të vërë në pranga dy nga autorët e dyshuar. Sipas policisë, autorët janë Petrit Çakrri […]
Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin
Të paktën 20 palestinezë u vranë sot në një pikë shpërndarjeje të ndihmës humanitare të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), në atë që organizata e mbështetur nga SHBA-të e quajti një rrëmujë që u shndërrua në kaotike me nxitjen e protestuesve të armatosur. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se […]
Analiza e CNN: Pse po e bombardon Izraeli Sirinë, kush janë Druzët dhe nga çfarë frikësohen ata?
Përshkallëzimi i tensionit në Siri e ka rikthyer në qendër të vëmendjes pozicionin e Druzëve, një pakicë e rëndësishme fetare në rajon, si dhe rolin e dyfishtë të Izraelit si ndërhyrës ushtarak dhe një partner i mundshëm në dialogun e ardhshëm. Ndërhyrja ushtarake e Damaskut në Sweida, një fortesë e Druzëve në jug, ka shkaktuar […]
Vijojnë luftimet në Siri, ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron qeverinë siriane: Izraeli nuk do t’i braktisë, lërini të qetë Druzët
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të vazhdojë sulmet ndaj forcave të regjimit sirian nëse ato nuk tërhiqen menjëherë nga fortesa druze e Sweidës në Sirinë jugore, ku kanë shpërthyer përleshje të përgjakshme. “Regjimi sirian duhet t’i lërë druzët në Sweida të qetë dhe të tërheqë forcat e tij. […]
Trump kërcënoi Moskën, Melania në qendër të kthesës pro-Ukrainase, rreziqet e “ndryshimit spektakolar”
“Zonja e Parë”, Melania Trump, “u shfaq” si faktor i ndikimit të saj të drejtpërdrejtë nga Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të justifikuar, kryesisht para audiencës së MAGA-s, kthesën 180 gradë që ai tentoi kundër Presidentit rus Vladimir Putin në njëzet e katër orët e fundit, duke kërcënuar Moskën me […]
20 vatra zjarri gjatë 24 orëve! Në Dibër, Shkodër dhe Gjirokastër, ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive dhe një në monitorim. Ministria e Mbrojtjes njofton se këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Fier, Kavajë, Vorë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Has, Krujë, Vlorë, Selenicë, Gjirokastër e Përmet. Aktualisht mbeten […]
Foto/ Vëllezërit nga Tropoja dyshohet se vranë Renis Dobrën në liqenin e Shkopetit
Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit që dyshohet se kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në lumin e Shkopetit. Vëllezërit me origjinë nga Tropoja dhe banues në Kamëz, janë të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës. Së bashku me ta si i përfshirë në krim dyshohet se është […]