“Kompleksi Partizani”/ Alfred Moisiu: Toka ka qenë blerë nga italianët! Malltezi: Shpifje! Do e çoj në gjykatë
Alfred Moisiu dhe Jamarbër Malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi ka vendosur që të përballet në gjyq me ish-presidentin e vendit, Alfred Moisiu. Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu lidhur me kompleksin “Partizani”, Jamarbër Malltezi ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale. Në një postim në Facebook, dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, i cilëson shpifje deklaratat […]
U denoncua në rrjetet sociale, ndëshkohet drejtuesi i gomones që rrezikoi pushuesit në Radhimë
Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, kanë ndërhyrë në plazhin e Radhimës, pas denoncimit në rrjetet sociale, me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej […]
Tre vatra zjarri në Fier, flakët po përhapen me shpejtësi, pritet ndërhyrja e helikopterit
Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Drenovë të Mallakastrës. Ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë duke u përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët deri në mbërritjen e helikopterit, flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të favorizuara edhe nga era e fortë. Zjarri vijon të jetë aktiv që nga orët e para të mëngjesit […]
Transportonte kundrejt pagesës emigrantë nga Bangladeshi, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër
Një 40-vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga policia e Gjirokastrës. Ai u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 7 emigrantë nga Bangladeshi, për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar automjeti, 1 celular dhe një shumë parash. NJOFTIMI: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, […]
“Po më vdes çupa ore”/ Momente tensioni, adoleshentja niset drejt Traumës në gjendje të rëndë, policia shoqëron në komisariat babanë
17-vjeçarja transportohet drejt Traumës nga spitali i Vlorës, në gjendje të rendë. Ndërkohë forca të shumta të policisë por dhe drejtori i policisë kanë shoqëruar babanë e vajzës, ndërkohë që babai i vajzës ka kundërshtuar shoqërimin e tij me forcë, pasi kërkonte që të shkonte në Tiranë të shoqëronte vajzën e tij. Saimir H., babai […]
“60 ditë luftë intensive”, Putin i tregon Trumpit se po nis një ofensivë të madhe verore në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin e ka njoftuar homologun amerikan, Donald Trump se planifikon të intensifikojë operacionet ushtarake në Ukrainën lindore brenda 60 ditëve. Axios duke cituar burime të paidentifikuara të njohura me përmbajtjen e një telefonate midis dy udhëheqësve në fillim të këtij muaji raportoi sot se Moska dëshiron të marrë kontrollin e plotë të […]
Sulmuesi ‘tradhton’ Partizanin, prezantohet te Tirana
Etienne Tare është lojtari i ri i Tiranës. Bardheblutë kanë prezantuar sulmuesin, i cili ka firmosur për një sezon. Etienne thyen traditën e familjes së tij me Partizanin. Igli Tare dhe i ati, Isa Tare, kanë qenë pjesë e Partizanit më parë. Tashmë një prej kësaj familje vesh fanellën e Tiranës. POSTIMI I TIRANËS: Mirësevjen, […]
Paloka: Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së
Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është bashkuar korit të atyre që mendojnë se largimi i tij është dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së. Në një intervistë për gazetën “Panorma”, Paloka shprehet se Berishës i takon merita e nxjerrjes së […]
Kryebashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: S’kam në plan të shkarkoj ndonjë punonjës
Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin. Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut. […]
‘Tërmet’ në Bashkinë Kukës/ Shkarkohen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë pas analizës së performancës
Në Bashkinë e Kukësit janë marrë masa drastike pas analizës së punës për periudhën Janar–Qershor 2025. Më datë 10 Korrik, kryetari i Bashkisë Kukës vendosi shkarkimin nga detyra të 14 administratorëve të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarëve. Në njoftimin zyrtar thuhet se qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i treguesve të performancës dhe rritja e […]