Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar në polici nga një 25-vjeçare, e afërme e saj, për falsifikim dhe mashtrim bën të ditur gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj. D.C dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të së resë, si dhe foton e kartës së identitetit […]
Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
Qeveria i është “vërshuar” subjekteve private në vend, për të liruar hapësirat publike, pas zaptimeve jo të drejta. E njëjta gjë ndodh edhe në Theth, ku këtë të mërkurë, 8 korrik 2025, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet lokale, bënë aksion për largimin e ndërtimeve pa leje […]
Mos e hidhni më shalqirin! Si ta ruani të freskët për ditë të tëra në verë
Asgjë nuk thotë “verë” më shumë se një copë shalqir i ftohtë dhe i ëmbël në ditët e nxehta korriku. Por shpesh ndodh që e blejmë të madh, e presim dhe pas pak ditësh humbet freskinë, bëhet i butë, pa shije, dhe përfundon në kosh. Me disa hapa të thjeshtë, kjo mund të shmanget plotësisht. […]
Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë rritje të ndjeshme për këto tre shenja të Horoskopit
Sezoni i Gaforres filloi më 20 qershor, kur Dielli kaloi dy javët e fundit. Ditët e para të sezonit paralajmëruan një cikël të ri hënor, i cili arrin kulmin e tij me hënën e plotë më 10 korrik. Kjo Hënë zhvillohet drejtpërdrejt përballë shenjës në Bricjap, kështu që është koha për të balancuar ndjeshmërinë mbrojtëse […]
Tragjedi në Aeroportin e Bergamos, 35-vjeçari humb jetën pasi u thith nga motori i avionit
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në aeroportin Orio al Serio në Bergamo, ku një person humbi jetën pasi u përplas me motorin e një avioni në lëvizje. Për pasojë, trafiku ajror u pezullua për rreth një orë e gjysmë, duke shkaktuar anulimin e tetë fluturimeve në nisje dhe devijimin e gjashtë […]
Prokuroria Fier sekueston 276 hektarë tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi një pasuri të paluajtshme llojit “kullotë” dhe “pyll” me sipërfaqe 276.5 ha, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, parashikuar nga neni 287 dhe 186 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimit mbi […]
Greqia nën ‘pushtetin’ e zjarreve dhe të të nxehtit, mbyllet përkohësisht Akropoli
Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë. Ministria e Kulturës në Greqi njoftoi se monumenti i njohur në Athinë do të mbyllet nga ora 13:00 deri në 17:00, sipas kohës lokale. Temperatura deri në 42 gradë Celsius priten të martën në disa pjesë […]
Hapet gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka hapur për herë të parë garën për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike. Ata që duan të aplikojnë kanë afat deri më datë 15 korrik për t’u bërë pjesë. Aktualisht postin e Drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike e mban Rebani Jaupi, i cili ka të drejtë të kandidojë […]
Është ngritur një grup pune”, ministri i Mbrojtjes për ndotjen nga zjarri në Elbasan
Zjarri në landfillin e Elbasanit është shuar prej tre ditësh, por ajo që mbetet pas është emergjenca mjedisore. E teksa do të duhej të kishte një reagim nga Ministria e Mjedisit, sot në Elbasan ishin Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm të cilët u shprehën mirënjohjen strukturave të angazhuara në këtë situatë të rëndë. […]
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me relatore gjyqtaren Albana Boksi u mblodh sot për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të […]