Akademia e Shkencave dhe Kuvendi i Shqipërisë një veprimtari përkujtimore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare
Akademikë, shkrimtarë, poetë e më gjerë nderuan shkrimtarin Ismail Kadare në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Akademia e Shkencave dhe Kuvendi i Shqipërisë organizuan një veprimtari përkujtimore në nder të shkrimtarit dhe akademikut të shquar Ismail Kadare. Personalitetet kujtuan trashëgiminë që ka lënë Kadareja për letërsinë shqipe, ndërsa vlerësuan figurën dhe kontributin e tij. Kryetari […]
Ish-zyrtari i DASH: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Kosovës
Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Jonathan Moore, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë shpërthimin e një konflikti të ri në rajon, derisa ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, rreth marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. “Presidenti Trump e ka bërë […]
Tymi mbulon Elbasanin! Zjarri pranë inceneratorit ende aktiv, vijon “lufta” me flakët
PAMJE NGA VENDNGJARJA ELBASAN-Prej pasdites së djeshme (1 korrik) zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme. Pas më shumë se 10 orësh përpjekjesh, vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve, ndërsa shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në […]
Aksident i rëndë/ Makina me tre adoleshentë përplaset me shtyllën e betonit, humb jetën pasagjeri 15-vjeçar
Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Pejë. Mësohet se një mjet me tre adoleshentë është aksidentuar me një shtyllë betoni dhe për pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Treboviq të Pejës. Viktima mësohet se ishte pasagjeri 15-vjeçar me inicialet M.N, i cili ndërroi jetë në vendin […]
Kush përfiton nga Marrëveshja e Pensioneve me Italinë dhe cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar?
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar dhe publikuar udhëzimin me rregullat e zbatimit të marrëveshjes me Italinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Në këtë udhëzues janë sqaruar si bëhet aplikimi, ku bëhet aplikimi dhe dokumentet e nevojshme për të përfituar. Kjo marrëveshje mbulon sipas legjislacionit shqiptar: * Pension pleqërie; * Pension invaliditeti; * Pension familjar; […]
Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Fermerët po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga blegtoria drejt bletarisë për shkak të kostove më të ulëta dhe fitimeve më të larta. Teksa numri i krerëve në blegtori gati është përgjysmuar gjatë dekadës numri i koshereve është rritur me 105 % ndërmjet 2014 dhe 2024 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Numri […]
Jo më kredi pa limit për të blerë shtëpi, nis zbatimi i tavaneve në vlerën e huasë që marrim nga bankat
Duke filluar nga dje bankat tregtare në vend nuk mund të japin kredi 100% për qytetarët që duan të blejnë një shtëpi. Vendimi i marrë më 7 maj nga Banka e Shqipërisë nis zbatimin këtë 1 korrik dhe kufizon kredidhënien për blerje banese në disa tavane. Kur kredia kërkohet në lekë për të blerë banesën […]
‘Mbushën’ Kretën me municione nga Shqipëria! Arsyeja: 25,000 plumba për dasmat e verës
municionet e sekuestruara GREQI-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni në Greqi, ku u godit një organizatë kriminale që vepronte në ishullin e Kretës, e cila dyshohet se importonte në mënyrë të paligjshme municione luftarake nga Shqipëria. Në pranga u vendosën Manolis Janulis, Nikolas Lagudhaqis, Jorgos Karcionaqis, Manushos Pisadhaqis dhe shtetasi shqiptar Kostika Braho. Hetimet zbuluan […]
Bie besimi në ekonomi në qershor, zbardhen detajet
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi një rënie prej 2.2 pikësh gjatë muajit qershor, ndikuar kryesisht nga dobësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe atë të industrisë. Megjithatë, TNE-ja mbetet ende në nivele të larta, duke qëndruar 6.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në sektorin e industrisë, treguesi i besimit ra me 2.3 pikë […]
Rinumërimi i votave të Fierit, pritet të hapen 131 kutitë e mbetura, ja partitë që kanë humbur më shumë vota
Sot vijon dita e tretë e rinumërimit të votave për qarkun e Fierit në Pallatin e Sporti “Farie Hoti”, ku pritet të hapen edhe 131 kutitë e mbetura. Deri më tani janë rinumëruar 456 kuti nga 587 në total, ose mbi 79%. Rezultatet e deritanishme kanë treguar gabime në shifra, por pa ndikim të mundshëm […]