1 ton drogë e çoi drejt dënimit ekstrem/ Diplomacia shqiptare shpëton shtetasin nga vdekja në Kinë
Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena. Paraditen e kësaj të hëne gjykata e shkallës së parë në Guangzhoi në provincën Guandong e rrëzoi kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin. […]
SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyrin është pezulluar nga detyra nga ana e SPAK. Ndaj tij është vendosur masa “Detyrim paraqitje” përpara OPGJ. Myzyri është i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht […]
Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dy zyrtarë të Bashkisë Korçë, Zh.B. dhe E.Gj., të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Hetimet, të cilat nisën në vitin 2022, zbuluan se dy zyrtarët, përkatësisht Drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Përgjegjës […]
Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme
Tedi Blushi, sekretari i PL-së në një konferencë për mediat sot foli për procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar atë një farsë politike dhe një manipulim të drejtësisë nga qeveria aktuale dhe Edi Rama. Sekretari i PL-së thotë se ky proces është një sulm politik për të frikësuar opozitën dhe për të mbuluar […]
Gaza, vriten dhjetëra palestinezë! Shtohen përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës
Palestinezët në Gazën Veriore raportuan një nga netët më të këqija të bombardimeve izraelite në javët e fundit, pasi ushtria lëshoi urdhra evakuimi masiv këtë të hënë. Tanket e ushtrisë hynë në zonat lindore të periferisë Zeitoun në qytetin e Gazës dhe bombarduan disa zona në veri, ndërsa avionët sulmuan të paktën katër shkolla duke […]
Shkelje të barazisë në tendera, GJKKO pezullon nga detyra kreun e Prokurimeve Publike Jonaid Myzyrin
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar […]
Nina Muho vjen me koncertin “Taban”, soprano e njohur sjell këngët më të mira qytetare shqiptare
Mbrëmjen e kësaj të hëne, holli i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të mbushet me tingujt e një mozaiku muzikor, ku kënga qytetare shqiptare do të marrë jetë përmes zërit të sopranos së njohur Nina Muho. Koncerti “TABAN” është një udhëtim i ndjerë në thellësitë e shpirtit shqiptar dhe një rikthim në tabanin […]
“Gjyqi, një piramidë mashtrimi”, Berisha: SPAK nuk ka asnjë provë, procesi është politik
Kryetari i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar piramidë mashtrimi procesin gjyqësor që nisi sot ndaj tij. Berisha zgjodhi rrjetet sociale për të reaguar ndaj këtij procesi duke theksuar se akuzat ndaj tij janë politike. “Sot fillon procesi gjyqësor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi”, shkruan Berisha. Berisha […]
Favorizuan në 20 raste ndërtuesit me taksën e infrastrukturës, Prokuroria e Korçës çon në gjyq dy zyrtarë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka çuar për gjykim dy zyrtarë të Bashkisë Korçë, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të pandehur në këtë çështje janë Zh. B. dhe E. Gj., të cilët në periudha të ndryshme […]
GJKKO vendos pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje për kreun e Komisionit të Prokurimit Publik
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi masën e sigurisë ndaj shtetasit, Jonaid Myzyrit, i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike. Ai i akuzohet për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande […]