Manastirliu: Po rishikojmë kornizën kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së
Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një takim pune me ekspertë të fushës së arsimit, për të diskutuar rreth kornizës së re kurrikulare dhe nevojës për përafrim të saj me standardet europiane, zhvillimet teknologjike dhe sfidat e së ardhmes. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi se rishikimi i kornizës […]
Liderët e rajonit mblidhen në Shkup, samit dy ditor mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit
Liderët e gjashtë vendeve të rajonit së bashku me Komisioneren Europiane për zgjerimin, Marta Kos mblidhen sot dhe nesër në Shkup për një samit dy ditor, me fokus në përshpejtimin e zbatimit të planit evropian të rritjes. Udhëheqësit nga Shqipëria, Kosova, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Komisionerja Kos do […]
Vala e të nxehtit godet Europën, temperaturat në mbi 40 gradë Celcius në disa vende
Që prej fundjavës, Europa është përfshirë nga një valë e të nxehtit, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Temperaturat shkojnë në mbi 40 gradë Celcius, të shoqëruara me një sërë alarmesh shëndetësore dhe mjedisore të lëshuara në të gjithë kontinentin, veçanërisht në pjesën jugore të tij. Në Itali, mbi 25 qytete janë në […]
Kultivoi bimë narkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet 55-vjeçari në Mallakastër
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga policia në Mallakastër. Sipas njoftimit zyrtar, 55-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike buzë lumit Vjosa. Gjithashtu procedohet për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Kutë, ku u gjetën bimët. NJOFTIMI: Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike […]
Kremlini reagon pasi shtetet e NATO-s rritën në 5% shpenzimet në mbrojtje, Lavrov: Ky vendim do sjellë rënien e organizatës
Vendimi i NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes do të jetë katastrofik për aleancën dhe mund të çojë në rënien e saj përfundimtare, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. NATO “duhet të udhëhiqet nga logjika e shëndoshë”, tha Lavrov në komentet e publikuara nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Anëtarët e NATO-s […]
BE rinovon sanksionet ndaj Kremlinit për 6 muaj të tjerë, Këshilli Europian: Masat do vazhdojnë deri sa Rusia të ndalojë sulmet
Këshilli i BE-së rinovoi sanksionet kundër Rusisë për 6 muaj të tjerë, deri më 31 janar 2026. Këto masa ekonomike, të futura për herë të parë në vitin 2014, janë zgjatur ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022, në përgjigje të agresionit ushtarak “të paprovokuar, të pajustifikuar dhe të paligjshëm” të Rusisë kundër Ukrainës. “Ndërsa […]
Irani kërkon “garanci” nga Trump: Nëse doni bisedime, mos na sulmoni më
Shtetet e Bashkuara duhet të përjashtojnë gjasat e cdo sulmi të ri ndaj Iranit, nëse dëshirojnë rinisjen sa më parë të bisedimeve diplomatike: Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Majid Takht-Ravanchi i tregoi BBC-së se vend ii tij, kërkon praktikisht një garanci të rillë përpara se ti rikthehet tryezës së negociatave. Sipas tij, administrata […]
“Duam të normalizojmë marrëdhëniet me Sirinë dhe Libanin”, ministri i Jashtëm izraelit: Kërkojmë paqe në rajon
Izraeli është i interesuar në normalizimin e marrëdhënieve të tij me Sirinë dhe Libanin, por në asnjë rrethanë nuk do të negociojë për Lartësitë e Golanit, tha ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar gjatë një konference për shtyp nga Jerusalemi së bashku me homologen e tij austriake Beate Meinl-Reisinger. “Izraeli është i interesuar në zgjerimin […]
Spiropali pret në takim politikanin turk! Nga partneriteti në NATO tek perspektiva euro-atlantike e Kosovës, ja temat e diskutimit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay, dhe anëtarët e komisionit që e shoqëronin atë. Në takim morën pjesë gjithashtu deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku, anëtarë të […]