“Pengesa është Prishtina, por nuk do të ketë luftë”/ ‘Shpërthen’ ish-diplomati amerikan: Serbia nuk guxon ndaj…
I ftuar në një intervistë televizive Moore theksoi se situata aktuale nuk e favorizon tensionin ushtarak. Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka deklaruar se nuk sheh asnjë rrezik real për një sulm ushtarak nga Serbia ndaj Kosovës, duke theksuar se prania e NATO-s dhe KFOR-it është një faktor kyç që garanton sigurinë. “Unë nuk […]
Gjyqi i shekullit/ Romeo Kara: Drejtësia duhet të flasë për “Partizanin”, është provuar lidhja shkak-pasojë
Seanca e gjykimit në themel për Sali Berishën dhe të tjerët për dosjen “Partizani” filloi me shtyrje. Ajo do të zhvillohet më 21 korrik, ndërsa Sali Berisha as këtë të hënë nuk mori pjesë në seancë. Në emisionin “Real Story”, avokati Romeo Kara tha se drejtësia duhet të bëhet dhe rasti i Sali Berishë të dëshmojë […]
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Eurostat ka dalë me një raport lidhur me numrin e vdekjeve të vitit 2022, duke paraqitur se numri i vdekjeve që nga sëmundje që mund të parandaloheshin ishte i lartë. Kështu, sipas Eurostat, në Bashkimin Evropian për vitin 2022, u shënuan 1.1 milion vdekje të tilla, të personave nën moshën 75 vjeç. Nga kjo vlerë, […]
Ushtria izraelite pranon vrasjen e civilëve palestinezë pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave në Gaza
Ushtria izraelite pranoi sot se civilë palestinezë u vranë dhe u plagosën pasi forcat izraelite hapën zjarr pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmës në Rripin e Gazës. Që kur Izraeli hoqi bllokadën 11-javore të ndihmës në Gaza më 19 maj, duke lejuar rifillimin e shpërndarjes së kufizuar të ndihmës së OKB-së, Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 400 palestinezë […]
“Nuk po i ofroj asgjë Iranit”, Trump: S’kam komunikuar me Teheranin qëkur i shkatërruam programin bërthamor
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se nuk po zhvillon diskutime me udhëheqësit iranianë dhe nuk do t’u ofrojë atyre asgjë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se ai “nuk po i ofron Iranit asgjë… dhe as nuk po flas me ta qëkur ia shkatërruam plotësisht centralet e […]
Analiza/ Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e javës së kaluar kur kishte pohuar se bisedimet me Teheranin do të zhvilloheshin shumë shpejt, pavarësisht se Irani kishte hedhur poshtë këtë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, […]
Ish-numri dy i kryeministrit spanjoll arrestohet për korrupsion, partia në pushtet në krizë, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme
Santos Cerdán, ish-sekretari organizativ i partisë në pushtet PSOE dhe njeriu i afërt i kryeministrit Pedro Sánchez, është vënë në paraburgim nga një gjykatë e lartë spanjolle, ndërsa po hetohet për akuza korrupsioni që kanë tronditur qeverinë qendër- të majtë. Cerdán dha dorëheqjen më parë këtë muaj pasi një gjykatës gjeti “dëshmi të forta” për […]
Tarifat për administrimin e pallateve/ Mazniku: Gati udhëzimi për bashkitë, do të krijohen fondet e posaçme
Nga tarifat e reja të referencës për familjet dhe qytetarët në nevojë, zgjedhja dhe pagesa e administratorëve, llogaritë bankare për pallatet, certifikata e bashkëpronësisë, barra hipotekore për abuzuesit dhe fondet e rikonstruksionit, janë çështjet më të rëndësishme në ligjin e ri për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, të cilat kanë ngritur diskutime edhe në komisionin […]
Kim Jong-un nderon ushtarin e rënë në Rusi, miraton vendosjen e trupave në Kursk
Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut kanë treguar një moment emocional të liderit Kim Jong-un, i cili shihet teksa derdh lot dhe bie në gjunjë pranë arkivolit të një ushtari koreano-verior të rënë gjatë një misioni në territorin rus. Trupi i pajetë ishte mbuluar me flamurin kombëtar të Koresë së Veriut, […]
Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
27 kilogramë lëndë narkotike u zbuluan në një shtëpi në Vigevano në Itali. 22 kilogramë hashash të ndara në 122 pako ndodheshin brenda frigoriferit, ndërsa 5 kilogramë të tjerë kokainë, të vulosura me një imazh të Al Pacinos në filmin “Scarface”, të fshehura në vende të ndryshme. Hetimet u kryen nga Karabinierët e Njësisë së […]