Makina përplas 3 fëmijët që lëviznin me monopatina, shoqërohet drejtuesi i mjetit
Drejtuesi i një automjeti ka përplasur paraditen e sotme dy monopatina teksa lëviznin tre të mitur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur. Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, […]
Nis procesi i dezinsektimit në Lezhë, përfshihen dhe zonat turistike të Shëngjinit
Në qarkun Lezhë, ka nisur procesi i dezinsektimit, që do të përfshijë dhe zonat turistike të Shëngjinit. Ky proces, ka si qëllim uljen e dendësisë së mushkonjave në këtë qark, përmes kontrollit të larvave nëpërmjet monitorimit entomologjik. Në dispozicion për trajtim janë 16,5 hektarë zona te perhershme dhe te perkohshme me uje si pellgje kanale […]
Braho: Po tentohet të dëmtohet procesi i rinumërimit në KQZ
Ledio Braho, anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka komentuar zhvillimet lidhur me procesin e rinumërimit në qarkun e Tiranës, duke ngritur shqetësimin për tentativa për të diskredituar procesin nga brenda institucionit. “Për aq kohë sa nuk ka pasur një trafikim masiv sa i përket kandidatëve apo subjekteve, besoj se askush nuk mund […]
VIDEO/ Momenti emocionues, Lana Del Rey ndërpret koncertin për të puthur bashkëshortin e saj
Lana Del Rey dhuroi një moment të rrallë dashurie në skenë gjatë koncertit të saj në Cardiff, Uells, të hënën më 23 qershor. Teksa këndonte këngën “Husband of Mine”, artistja 40-vjeçare ndaloi performancën dhe iu drejtua burrit të saj, Jeremy Dufrene, i cili ndodhej pranë skenës. Ajo u përkul, kaloi drejt tij dhe e përqafoi […]
A e dinit se në Finlandë ka një kampionat botëror për mbajtjen e gruas në kurriz? Çmimi i çuditshëm për fituesin
Në një nga sportet më të çuditshme por edhe argëtuese të botës, çiftet finlandeze sfidojnë gravitetin dhe balancën për të fituar titullin e kampionëve në “Wife Carrying World Championship”. Ky event zhvillohet çdo verë në Sonkajärvi, një qytet i vogël në Finlandë. Burrat garojnë duke mbajtur gratë e tyre (ose një grua në peshë të […]
Trump: Krenar për armëpushimin në Lindjen e Mesme! Komenton sulmin ndaj objekteve bërthamore: Vepruam shpejt, Irani s’kishte kohë të shpëtonte asgjë
Donald Trump tha se ishte “shumë krenar” për Izraelin dhe Iranin që ranë dakord me propozimin e tij për armëpushim. Duke folur në samitin e NATO-s në Hagë të Holandës, presidenti amerikan u shpreh se armëpushimi po “shkonte shumë mirë”.Lexo edhe :Related Posts Kur u pyet për vlerësimin fillestar nga agjencitë e inteligjencës amerikane se sulmet nuk […]
Rikthehet “Carmina Burana” në TKOB, shfaqja ngjitet në skenë sot në mbrëmje
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit rikthen në skenë një nga veprat më të fuqishme të repertorit botëror, “Carmina Burana” e kompozitorit gjerman Carl Orff. Vepra njihet për intensitetin e saj ritmik, koralet monumentale dhe në qendër të saj qëndron ideja e ciklit të jetës, që luhatet mes dashurisë, dëshirës, pasionit dhe ironisë së fatit […]
Ministrat Kumbaro dhe Hoxha inspektim në Vlorë për sezonin turistik: Vëmendje ndaj respektimit të hapësirave publike dhe ndotjes mjedisore
Vijoi në Vlorë turi i inspektimeve të minsitres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në bregdet, e shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Ministrja Kumbaro u ndal në Lungomare, për të parë modelin e një plazhi publik të ndërtuar nga bashkia, pa pagesë, nga ku theksoi se […]
Izraelitët “harrojnë” luftën, “pushtojnë” plazhet e Tel Avivit! Flasin për TCH: Shpresojmë të na shpëtojë Trump!
Vendosja e armëpushimit më Iranin çliroi mendjet dhe zemrat e izraelitëve. Në pamjet e siguruara nga korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe, shihen plazhet e Tel Avivit, të cilat janë mbushur plot me njerëz që duan t’i rikthehen sa më parë normalitetit. Ata shprehen për TCh se janë të lumtur që lufta përfundoi dhe bën […]
I pashoqëruar, policia e Elbasanit gjen në qendër të qytetit një fëmijë rreth 4 vjeç
Policia e Elbasanit gjen në qendër të qytetit një fëmijë rreth 4 vjeç, të pashoqëruar nga të afërm. Policia kërkon bashkëpunimin për gjetjen e prindërve të vogëlushit. Fëmija gjendet pranë Drejtorisë se Policisë Elbasan. Vogëlushi thotë se babai quhet Flamur dhe mami Vera. Top Channel