Rreth 25 të vrarë në Gazë pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj njerëzve që po prisnin për ndihma
Forcat izraelite kanë hapur zjarr, përfshirë me dronë, ndaj qindra njerëzve që i prisnin kamionët me ndihma në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke i vrarë të paktën 25 njerëz, sipas dëshmitarëve palestinezë dhe spitaleve. Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende këtë ngjarje. Spitali […]
Shkelet armëpushimi? Ushtria izraelite: Irani ka lëshuar raketa
Ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani. Ushtria thotë se sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur raketat” dhe u ka bërë thirrje banorëve të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në një njoftim të mëtejshëm, raporton BBC. Irani nuk e ka konfirmuar sulmin. Deklarata e ushtrisë […]
Nis sot Samiti i NATO-s në Hagë, kush do të marrë pjesë dhe çfarë do të diskutohet
Udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e cila përfshin disa vende evropiane, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, do të mblidhen në Hagë, Holandë për një samit vjetor mes luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë dhe pasigurisë rreth të ardhmes së Uashingtonit në aleancë. Samiti i NATO-s, i cili fillon ditën […]
Zjarret në Greqi/ Vijojnë prej tri ditësh flakët në ishullin Kios, thirrje në disa fshatra për largimin e banorëve
Për të tretën ditë rresht zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë me zjarret që po djegin me intensitet shumë zona pyjore por edhe shtëpi banimi në ishullin grek të Kios në Egjeun Verior. Në disa zona flakët kanë arritur deri në 30 metra ndërsa era e fuqishme prej 7 ballësh pengon përpjekjet e brigadave të zjarrfikësve […]
Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore
Tashmë ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, teksa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë ultimatum. Izraeli ka rihapur hapësirën e tij ajrore, tha të martën Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit, pas një nate me breshëri raketash nga Irani. Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll për shkak të valëve të shumta të […]
Propozimi i armëpushimit nga SHBA/ Izraeli konfirmon marrëveshjen: Do t’i përgjigjemi me forcë çdo shkeljeje nga Irani
Qeveria e Izraelit thotë se ka rënë dakord me propozimin e armëpushimit të Donald Trump. Zyra e Benjamin Netanyahut thotë se Izraeli do t’i përgjigjet “me forcë” çdo shkeljeje të armëpushimit me Iranin, shkruan Sky News. Deklarata shton se Izraeli ka arritur qëllimin e tij për të larguar kërcënimin bërthamor dhe balistik të Iranit dhe […]
“Kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore”/ Pas armëpushimit, reagojnë muxhahedinët e Manzës: Le të jetë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojë Khamenein
Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, ka reaguar pas vendosjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit. Në një deklaratë të lëshuar nga Kampi Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, ku strehohen anëtarët e organizatës MEK, muxhahedinët e popullit iranian, thuhet se “populli i Iranit kërkon liri dhe fitore në […]
Thyhet armëpushimi? Izraeli pretendon se Irani ka lëshuar disa raketa këtë mëngjes: Forcat Mbrojtëse do të përgjigjen me forcë
Ushtria izraelite pretendon se ka identifikuar raketa të tjera të lëshuara nga Irani këtë mëngjes. Sipas Izraelit, sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur kërcënimin”, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ka urdhëruar […]
Sherr mes dy personave në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari
Një 23-vjeçar u plagos me thikë pas një konflikti këtë mëngjes në Tropojë. Policia njofton se Artur Buçpapaj, banues në Dojan, u paraqit i plagosur në spitalin e qytetit. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autor i plagosjes dyshohet Orgen Lataj, i cili është shpallur në kërkim. Mes tyre nisi […]
“S’ta fal gjakun e djalit kurrë”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën, nxirret jashtë seancës gjyqësore
Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos. Ata janë Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Përsëritet […]