Goditet rrjeti i trafikut Shqipëri-Finlandë, SPAK arreston 9 persona, sekuestrohet drogë e automjete
Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe korrupsionit ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet e Finlandës, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Prokurori i SPAK Arben Kraja tha se droga trafikohej nga Shqipëria drejt Finlandës, ose nga Spanja drejt Finlandës. Hetimi ka nisur dy vite më parë në […]
Pesë të mitur helmohen nga klori në pishinë, në gjendje të rëndë 9-vjeçari
Pesë fëmijë përfunduan në spital pasi notuan në një pishinë në periferi të kryeqytetit italian. Ngjarja ndodhi në lagjen Borghesiana të Romës, pas rrjedhjes së klori në pishinën e një klubi privat. Mediat italiane bëjnë të ditur se një nga të miturit është në gjendje të rëndë dhe është shtruar në terapi intensive. Alarmi u […]
Sacchi, i prerë: Nëse kemi frikë nga Norvegjia, më mirë të rrimë në shtëpi…
“Nëse kemi frikë nga Norvegjia, më mirë të rrimë në shtëpi…” Kështu është shprehur për “Gazzetta dello Sport” ish-trajneri legjendar i Italisë, Arrigo Sacchi, në prag të ndeshjes që kombëtarja axurre do të luajë të premten në mbrëmje në Oslo. “Haaland? Nëse ata kanë një lojtar që është shumë i mirë, ne duhet të kemi […]
Morata: Te Milani pashë gjëra nuk i kisha përjetuar më parë në karrierën time
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Álvaro Morata ka folur për të ardhmen e tij dhe eksperiencën jo të lehtë te Milani. Sulmuesi spanjoll, aktualisht në huazim te Galatasaray, është ndalur edhe te lëvizjet e fundit në klubin kuqezi: “A kam folur me Allegrin? Jo, të paktën jo në rolin e tij të ri, […]
Messi është “zjarr” para Botërorit për Klube, shifrat e yllit argjentinas flasin vetë
Leo Messi është “zjarr”. Kapiteni i Argjentinës rikthehet në kombëtaren e tij, kampione bote në fuqi, për t’u përballur me Kilin dhe Kolumbinë (kishte munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi). 8 herë fituesi i “Topit të Artë” e bën këtë në formë të shkëlqyer, pas një tjetër paraqitjeje madhështore me Inter Miami. […]
Vjosa Osmani thërret takimin me partitë për datën e zgjedhjeve lokale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar subjektet politike në një takim konsultativ që do të mbahet nesër, më 4 qershor 2025.Qëllimi i këtij takimi është diskutimi dhe caktimi i datës së zgjedhjeve lokale në vend. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani […]
Berisha humb Kalanë! Ish-kandidatja largohet nga PD: Aty ecin vetëm miqësitë e qokat…
Nga Teatri Kombëtar tek Teatri i Doktorit, qëndrestarja e lirisë nuk mban më. Adriana Kalaja ka njoftuar largimin nga Partia Demokratike me akuza të forta, ndaj doktorit, besnikëve e tradhëtarëve. “Nuk mund te vijoj të bëhem pjesë e një teatri absurd. Normal me barbarinë e Kodit të propozuar nga disa deshtakë që Berisha i bëri […]
Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
Një fermë bagëtish në fshatin Domen në Shkodër u vendos në karantinë nga shërbimi veterinar, pasi dyshohet për simptoma të një sëmundjeje të dyshuar virale, e cila është shumë ngjitëse të bagëtitë e imëta. Autoritetet e Shërbimit Veterinar të Shkodrës kanë marrë mostrat e gjakut për të përcaktuar me saktësi llojin e virusit. Fermeri Zamir […]
Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!
Një tjetër video e dhimbshme shfaqet në Khan Younis në Gaza. Një nënë bën thirrje të dëshpëruar për ushqim, e shtrirë përtokë e teksa prek dheun me duar. Ajo thotë në ngashërim se palestinezët kanë Zotin, i cili është vendstrehimi i përhershëm. “Zoti na mjafton! Ai mundëson gjithçka, Zoti na mjafton ne! Na keni lënë […]
Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
Më 1 qershor, rrjetet sociale u vërshuan nga pamje të disa sulmeve me kuadkopterë – një lloj droni – përmes të cilëve Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu sulme ndaj bazave ajrore ruse, duke shkatërruar shumë mjete ajrore me rreze të gjatë veprimi. Këto video me siguri janë duke u studiuar tani në dhomat ushtarake […]