Turizmi në Shqipëri rritet me 21,9% në mars, dominon prania e vizitorëve të huaj
Turizmi në Shqipëri po njeh një zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv, duke reflektuar rritje të ndjeshme si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në netët e qëndrimit të tyre në strukturat akomoduese. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga INSTAT, gjatë muajit mars 2025 është regjistruar një rritje prej 21,9% të numrit të vizitorëve […]
Rama falënderon shqiptarët e diasporës: E bëtë fitoren më domethënëse (VIDEO)
Teksa po shkon drejt përfundimit edhe procesi i numërimit të votave të diasporës, kryesisht atyre të ardhura nga Greqia, kryeministri Edi Rama ka falënderuar mëngjesin të gjithë shqiptarët që votuan për herë të parë nga jashtë vendit. Në një postim në rrjetet sociale kryesocialisti thotë se shqiptarët e diasporës e bënë fitoren në këto zgjedhje […]
Përfundon numërimi i votave në Durrës, Bylykbashi: Këtu Ramës i dështoi ‘memorandumi i Kuçit’
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në këtë qark, përfshi edhe ato të diasporës. Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi është shprehur se në Durrës Edi Rama dështoi të merrte mandatin e nëntë, duke marrë të njëjtin rezultat që ka […]
Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në lagjen nr.18 në Durrës. Një 29-vjeçar i quajtur Ermir Dedja është qëlluar me armë zjarri dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Sipas Tvklan, mësohet se […]
Parashikimi i motit për sot, 20 maj 2025
Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta, ku vlera më të larta do të shënohen në zonat qendrore dhe jugore të vendit. Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin verior duke […]
Rama falënderon shqiptarët e diasporës: E bëtë fitoren më domethënëse
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar mëngjesin e sotëm të gjithë shqiptarët që votuan për herë të parë nga jashtë vendit. Përmes një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se shqiptarët e diasporës e bënë fitoren në zgjedhje më domethënëse. Falë këtij rezultati, kryeministri premton se do jenë më të përkushtuar për Shqipërinë 2030. “Mirëmëngjes dhe me […]
Shqipëria në BE në 2030? Adea Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan pas samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Tiranë. Samiti mblodhi liderët e Europës, por pyetja kryesore është rreth zotimit të qeverisë për mbylljen e procesit të negociatave dhe anëtarësimit në BE në […]
Rama falenderon diasporën: Mbështetja juaj, një mesazh i fuqishëm për “Shqipërinë 2030” në BE
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve të diasporës, të cilët kontribuuan në mënyrë të ndjeshme në rezultatin elektoral. Në një mesazh në Facebook, ai falenderoi bashkatdhetarët nga Greqia, Italia, Amerika dhe vende të tjera të Europës e botës, që sipas tij, iu bashkuan “trenit të fitores”, duke i dhënë këtij suksesi […]
Trump nënshkruan ligjin kundër ‘deepfake’ dhe pornografisë në rrjet
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një ligj të ri i cili kriminalizon publikimin e imazheve intime, qofshin ato reale apo të krijuara nga inteligjenca artificiale, pa pëlqimin e personit të përfshirë. Ligji gjithashtu detyron kompanitë teknologjike që të heqin përmbajtjen brenda 48 orëve nga momenti i raportimit. Ky është ligji i gjashtë që presidenti Trump […]
Takimi i Papa Leonit XIV dhe Bartolomeut I, ja çfarë diskutuan udhëheqësit e kishës Katolike dhe Ortodokse
Patriarku Ekumenik Bartolomeu, udhëheqësi i Kishës Ortodokse u takua sot, privatisht me Papa Leon XIV në Vatikan, i cili shprehu dëshirën e tij për të vizituar Nikean së bashku me Patriarkun, me qëllim që të përkujtojnë së bashku 1700-vjetorin e Sinodit të Parë Ekumenik. Patriarku Ekumenik e uroi personalisht Papën e ri për zgjedhjen e […]