Real Madrid godet sërish në merkato, siguron yllin e Premier League
Pas afrimit të Trent Alexander-Arnold, Real Madrid ka siguruar edhe një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Klubi madrilen ka arritur marrëveshjen për transferimin e Dean Huijsen nga Bournemouth për shumën e 50 milionë eurove, sa edhe ishte klauzola e lirimit të lojtarit. Huijsen, i cili ka qenë një nga mbrojtësit më të […]
Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë shkuar në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja Shqipëri-Francë “Plani i Veprimit për Inovacionin” nga dy ministrat, Blendi Gonxhja për Shqipërinë, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrja e deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë. Macron nuk hezitoi të përshëndesë punonjësit […]
11 Maji, Rama: Zgjedhjet shprehën vullnetin e popullit shqiptar
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës përmbyllëse të samitit të Komunitetit Politik Europian, u pyet nga gazetarët për zgjedhjet në Shqipëri. Ai theksoi se ato shprehën vullnetin e popullit shqiptar 100%. Kreu i qeverisë tha se procesi i zgjedhjeve nuk është ende si në Danimarkë, por nënvizoi se ato kanë ardhur duke u përmirësuar dhe janë […]
Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor, i cili përparon me shpejtësi, teksa bisedimet mes dy vendeve po vazhdojnë. Kjo është hera e parë që Trump e pranon se ka një propozim amerikan për Teheranin, pas disa rundeve […]
‘Ne nuk bëjmë biznes me një vend që bën gjenocid’, tension mes Izraelit dhe Spanjës pas deklaratave të Sanchez
Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer midis Spanjës dhe Izraelit, pas deklaratave të Pedro Sanchez në Parlamentin spanjoll, që e quajti Izraelin një “shtet që kryen gjenocid”. Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer midis Spanjës dhe Izraelit, pas deklaratave të Pedro Sanchez në Parlamentin spanjoll, që e quajti Izraelin një “shtet që kryen […]
Papa Leo XIV propozon Vatikanin si vend për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, sekretari i Kishës Katolike: Mund të sigurojmë Selinë e Shenjtë në takim të drejtpërdrejtë
Papa Leo XIV ka propozuar Vatikanin si një vend për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi diskutimet në Stamboll nuk dhanë fryte, sipas sekretarit të shtetit të Vatikanit. Kardinali Pietro Parolin e përshkroi rezultatin e bisedimeve në Turqi si “tragjik”. “Është e gjitha tragjike sepse shpresonim që një proces do të fillonte, ndoshta ngadalë, […]
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës, mbi 8,000 diamante dhe perla
Një gjykatë në Itali ka hedhur poshtë një kërkesë nga pasardhësit e mbretit të fundit të vendit për të kërkuar xhevahiret e kurorës. Siç theksoi gjyqtari, thesaret kombëtare mbeten pronë e shtetit, ndërsa e përshkroi kërkesën si “qartësisht të pabazuar”. Në shkurt të vitit 2022, pasardhësit e monarkut të fundit të Italisë paditën shtetin italian […]
“Nuk u martuam sot” / Kryeministri Rama dhe homologia daneze përgjigjen për Top Channel se çfarë u diskutua për integrimin: Jemi gati të…
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pyeti kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij daneze, Mette Frederiksen se çfarë u diskutua sot gjatë samitit lidhur me integrimin e rajonin e posaçërisht të Shqipërisë në një kohë kur kryeministri Rama e përsërit shpesh martesën e vonuar Shqipëri-BE. “Nuk u martuam sot”-tha Rama me batutë, ndërsa kryeministrja […]
Aksident në Laç! Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një nga drejtuesit transportohet me urgjencë në spital
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndaj shtetasit E. K. po kryhen veprimet procedurale nga […]
A jeni dakord me kritikat e OSBE/ODIHR për zgjedhjet? Rama në konferencë me kryeministren daneze: Janë pak fjali nga një raport…
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen daneze, kryeministri Edi Rama u pyet për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet shqiptare. Rama tha se citimet dhe kritikat vijnë nga një deklaratë gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet. Ai theksoi se ato ishin shprehja 100% e vullnetit të popullit shqiptar. Sakaq, kryeministri shtoi se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë […]