12 Maj 2025 Faqeja 60
828 rezultate u gjendën
Tropojë/ Fotografoi votën dhe e postoi në rrjetet sociale, arrestohet 19-vjeçari

Tropojë/ Fotografoi votën dhe e postoi në rrjetet sociale, arrestohet 19-vjeçari

Policia e Kukësit ka arrestuar një 19-vjeçar në Tropojë, pasi ditën e djeshme gjatë procesit të votimit, ka fotografuar fletën e tij të votimit, duke e postuar më pas në rrjetet sociale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin […]
Thyhet lista e mbyllur e Partisë Demokratike, ja cilët janë dy deputetët që rrezikojnë mandatin

Thyhet lista e mbyllur e Partisë Demokratike, ja cilët janë dy deputetët që rrezikojnë mandatin

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu, sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani në dy qarqe, Elbasan dhe Fier, demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur. Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 […]
Tentoi të hynte me forcë në një qendër të numërimit të votave, shpallet në kërkim 18-vjeçari nga Kukësi

Tentoi të hynte me forcë në një qendër të numërimit të votave, shpallet në kërkim 18-vjeçari nga Kukësi

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim një 18-vjeçar pasi ditën e djeshme ka tentuar që të hyjë me forcë në një vend të numërimit të votave. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën […]
Përfundon numërimi në bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat

Përfundon numërimi në bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat

Një tjetër bashki ku tashmë ka përfunduar numërimi i votave është ajo e Konispolit. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, forcë fituese në këtë bashki është Partia Socialiste. Të dhënat që vijnë nga KZAZ 93, që i përket bashkisë Konispol bëhet e ditur se në total votuan 3973 persona në 16 […]
SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Bota E Hënë, 12 Maj 2025 10:53 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë pajtuar për një ulje të ndjeshme të tarifave doganore për mallrat që shkëmbejnë me njëra-tjetrën, pas negociatave të zhvilluara fundjavën e kaluar. Duke folur në Gjenevë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se “të dyja palët do t’i ulin […]
Votat e Diasporës/ Garë e ngushtë PS-PD

Votat e Diasporës/ Garë e ngushtë PS-PD

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]
Vijon numërimi në Fier, 157 nga 587 kuti. Kryeson PS me mbi 63% të votave

Vijon numërimi në Fier, 157 nga 587 kuti. Kryeson PS me mbi 63% të votave

Në qarkun e Fierit, janë numëruar deri tani 157 nga 587 kuti. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 25836 vota, pra 63.39 %, e ndjekur nga koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 10244, pra 25.13 %. Forcë e tretë renditet deri tani Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet […]
Numërohen 119 nga 493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të

Numërohen 119 nga 493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të

Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave. Në këtë qark janë numëruar 119 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej. Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur. Ndërsa demokratëve u duhen 1565 vota […]
Rezultati i përgjithshëm deri në orën 10:30/ Sa vota ka PS dhe PD në rang kombëtar

Rezultati i përgjithshëm deri në orën 10:30/ Sa vota ka PS dhe PD në rang kombëtar

Ditën e djeshme, Shqipëria votoi për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në parlament. Deri më tani, Partia Socialiste, ka marrë 240,819 vota në total, ose 83 mandate në Kuvend. Rezultatet deri në orën 10:30. Partia Demokratike, ka arritur të marrë 157,962 vota në rang kombëtar, ose 51 mandate. Në vendin e tretë është Partia Social-Demokrate, […]