11 Maj 2025 Faqeja 9
879 rezultate u gjendën
Nis me tesion numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

Nis me tesion numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. “Ka një moment tensioni, zoti Celibashi u kërkon përfaqësuesve të PD që të vendosin kartën identifikuese. Kërkesa u refuzua sepse duhej […]
“Mos harroni që na mungonin 5 mbrojtësa”, Ançeloti kënaqet me Realin: Loja ishte e barabartë deri në fund

“Mos harroni që na mungonin 5 mbrojtësa”, Ançeloti kënaqet me Realin: Loja ishte e barabartë deri në fund

Ançeloti ka humbur të gjitha përballjet kundër Barcelonës në këtë sezon. Reali i Madridit është mposhtur edhe sot përballë katalanasve, këtë herë me shifrat 4-3. Trajneri i Madrilenëve ka deklaruar në konferencë për shtyp se loja ishte e barabartë deri në fund, si dhe ka theksuar faktin se skuadrës së tij i mungonin 5 mbrojtësa […]
VIDEO/ Mirlind Daku i jep fitoren Rubinit, shënon gol në minutën e 90 të ndeshjes

VIDEO/ Mirlind Daku i jep fitoren Rubinit, shënon gol në minutën e 90 të ndeshjes

Mirlind Daku ka qenë vendimtar mbrëmjen e sotme për Rubin Kazanin. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren 1-0 skuadrës së tij përballë Rostovit. Goli u shënua në minutën e 90 të ndeshjes. Daku shfrytëzoi një top të mbetur në zonë pas një goditjeje nga këndi. Lojtari i Kombëtares kuqezi e shtyu topin me kokë në rrjetën […]
Xhenoa befason Napolin në fund të ndeshjes, të kaltrit gabojnë dhe rihapin garën për titull në Serinë A

Xhenoa befason Napolin në fund të ndeshjes, të kaltrit gabojnë dhe rihapin garën për titull në Serinë A

Rihapet gara për titullin kampion në Serinë A. Napoli ka hedhur një hap fals këtë mbrëmje, teksa ka barazuar 2-2 kundër Xhenoas. Të kaltrit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 15, por në të 32-tën ndeshja u kthye sërish në baraspeshë pas autogolit të Meretit. Në minutën e 64-t Napoli kaloi në epërsi […]
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe reagon ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe reagon ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua

“Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën ‘Marko Koçaj’ në një zyrë pune për shkak se një bandë e PD-së, e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes, ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Kur këta kanë vrarë socialistët këtë e dimë. Kam qenë prezent kur kanë pushkatuar socialistët më […]
Elisa Spiropali kritikon KQZ-në për pengesën e rezultatit: Vora është dallëndyshja e parë e fitores

Elisa Spiropali kritikon KQZ-në për pengesën e rezultatit: Vora është dallëndyshja e parë e fitores

Nga Kavaja, kryeparlamentarja dhe drejtuesja politike e PS për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali tha për “Opinion” se është e zhgënjyer me faktin se KQZ nuk publikoi rezulltatet nga votimi elektronik në Vorë dhe njësinë nr.10 në Tiranë. “Bie ndesh me logjikën e numërimit, me traditën e nxjerrjes së rezultatit në kohë reale dhe vetë investimin […]
Sa mandate pret PS nga Elbasani? Mazniku: 9 është e sigurt

Sa mandate pret PS nga Elbasani? Mazniku: 9 është e sigurt

Drejtuesi politik i PS në qakrun e Elbasanit, Arbjan Mazniku në një deklaratë për Top Channel, tha se do të marrin 9 mandate në këzë qark. Ai tha se rreth orës 02:30 me gjasë do të ketë dhe një trend të lexueshëm të rezultateve kombëtare. ”Elbasani do të marrë më shumë se 9 mandate, 9 […]
Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, disa fletë ishin jashtë kutisë

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, disa fletë ishin jashtë kutisë

Në Kamëz pritet nga momenti në moment të nisë procesi i numërimit të votave, por nga 89 të tilla në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një e tillë është klasifikuar e parregullt. Sipas News 24 gjatë dorëzimit të kutive në KZAZ, një kuti, edhe pse ishte vulosur sipas procedurave dhe […]
Nis numërimi edhe në Tepelenë, Progonat, Nivicë dhe Sinanaj

Nis numërimi edhe në Tepelenë, Progonat, Nivicë dhe Sinanaj

Aktualitet E Diel, 11 Maj 2025 22:50 Edhe në Tepelenë ka nisur numërimi i votave. Fillimisht kanë nisur që të numërohen kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj. Shifrat e para priten që të publikohen në kohë reale nga KQZ. Deri tani PS kryeson ndjeshëm.  
Kamëz, një tjetër kuti e pavlefshme. Vullneti i votuesve nuk do të numërohet

Kamëz, një tjetër kuti e pavlefshme. Vullneti i votuesve nuk do të numërohet

Procesi i numërimit të votave ka probleme. Kamza bëhet me dy kuti të pavlefshme. Pasi rezultoi një kuti e dëmtuar ngë zona e Bathores dhe u mor vendimi që ajo të shpallej e pavlefshme, një tjetër kuti nuk do të numërohet. Kutia me numër 1567/1 që i përket zonës së Kamzës. Nuk dihet nëse edhe […]