Nga Dubai në qeli, kërkon të votojë, gjykata i thotë “jo” Florenc Çapjas
Gjykata e Tiranës nuk e ka aprovuar kërkesën e Florenc Çapjas të votojë sot në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Vendimi u dha nga gjyqtarja Ina Hoxhaj. I shumëkërkuari i drejtësisë, u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare.Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim […]
Giro d’Italia “përplas” kalendarin zgjedhor në Vlorë, KQZ shqyrton kërkesën për shtyrje orari
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 17:00 për të shqyrtuar një propozim që ka të bëjë me shtyrjen e afatit të votimit në qarkun e Vlorës. Gazetari Ergys Gjençaj ka bërë me dije se me kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Z. Arens Çela, Komisioni Rregullator vetëmblidhet sot, në orën 17:00 […]
Policia e Dibrës kallëzon në SPAK administratorin e Xibër dhe një 57-vjeçar për korrupsion zgjedhor
Policia e Dibrës njofton se ka kallëzuar në SPAK administratorin e njësisë administrative Xhibër dhe një 57-vjeçar nga Klosi për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Sipas policisë, shtetasit e kallëzuar janë E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasi B.H., 57 vjeç, […]
Kristjan Asllani luan nga minuta e parë në Serinë A, Inzaghi bën një tjetër shpikje në mesfushë
Interi do të luajë kundër Torinos sot në kampionat, por objektivi i tyre tanimë është Champions League. Pas gabimeve të bëra në javët e fundit dhe Napolit që shkon i sigurt drejt titullit kampion, zikaltërit do të bëjnë disa “eksperimente” në këto ndeshje të mbetura të Serisë A, për t’i dhënë mundësinë që të luajnë […]
VIDEO/ I pafat! Ngatërrohet me portierin, Marash Kumbulla bën autogol në La Liga
E kemi parë shpesh që të festojë golat e shënuar në La Liga me Espanjolin, por këtë herë në portën e gabuar. Marash Kumbulla është kthyer në një lider dhe titullar të padiskutueshëm te kjo skuadër, që është disi e qetë sa i përket mbijetesës në La Liga. Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga […]
Ish-banorja e BBV4 befason me veshjen në qendrën e votimit, tregon kujt ja dha votën
Në bluzë ku është stampuar emri i Ervin Salianjit, gazetarja dhe ish-banorja e BBVA4 Valbona Mhilli surprizoi teksa po votonte në Tiranë. Ajo është paraqitur në Qendrën e Votimit duke mbajtur veshur një bluzë të bardhë me mbishkrimin “Ervin Salianji”. Salianji nuk është kandidat në këto zgjedhje pasi ndodhet në burgun e Fierit, i dënuar […]
Procesi zgjedhor në Korçë, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se pjesëmarrja e votuesve deri në orën 14:00 ka qenë në shifrat e 29.59%. Shifrat e KQZ për pjesëmarrjen në votime janë marrë nga përpunimi i të dhënave nga gjysma e qendrave të votimit Procesi zgjedhor në qarkun e Korçës po monitorohet në vazhdimësi nga Task-Forca e ngritur […]
Pjesëmarrja deri në ora 15.00 është si me poshtë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 15:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 32.98%, me gjithsej 515,996 zgjedhës që kanë votuar. Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 38.97% të votuesve që kanë marrë pjesë në […]
Qarku me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani, Dibra ia kalon Tiranës
Shqipëria sot voton për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Deri në orën 14:00, rezulton se qarku Vlorë ka pjesëmarrjen më të ulët. Në Vlorë kanë votuar vetëm 21.39 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Nga të gjitha […]
Sherr mes dy personave në qendrën e votimit, njëri qëllon me armë
Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot pranë një qendre votimi në Fushë Milot, ku janë përdorur edhe armë. Në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Astrit Lleshi. Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjalë […]