Procedimi penal i Flamur Nokës, Karamuço bën deklaratën e fortë: Vepër që dënohet me mbi dy vite burg
Që nga nisja e procesit të votimit nuk kanë munguar përplasjet dhe problematikat në qendrat e votimit. Një i tillë ka ndodhur edhe në Vorë, ku Flamur Noka është proceduar penalisht pasi dhunës së ushtruar ndaj votuesit në qendrën e votimit në këtë zonë. Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se sipas tij nëse regjistrohet […]
Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë
Situatë tensioni pranë shkollës ‘Petro Nini’ në Tiranë, shoqërohen 3 persona Një situatë tensioni është raportuar pasditen e sotme pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ në kryeqytet, ku ndodhet një nga qendrat e votimit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes disa individëve, për arsye ende të paqarta. Tre persona […]
Arbitrit i ikën nga dora situata, Barcelona fiton një tjetër El Clasico me Real Madrid
Barcelona ka fituar një tjetër El Clasico kundër Real Madridit, në shifrat 4-3. Një ndeshje e cila ka pasur shumë polemika për vendimet e arbitrit, ku qartazi gjyqtari i ka ikur ndeshja dhe kontrolli i saj nga duart. Padyshim që për të vendosur duart në kokë ishte një vendim i tiji kur Tchoumani ndali topin […]
VIDEO/ 3 gola në 5 ndeshjet e fundit! Super Adrion Pajaziti, talenti i Shqipërisë shtang edhe Gatuzon
Adrion Pajaziti ndodhet në një formë fantastike. Talenti i Kombëtares ka arritur të shënojë në takimin e sotëm mes Goricës dhe Hajduk Split, të përfunduar në shifrat 1-1. Me këtë pikë të marrë, Gorica siguron matematikisht edhe qëndrimin në elitë për sezonin tjetër. Nga ana tjetër, ekipi i Gatuzos, Hajduku, po luftonte për titullin kampion. […]
10 minuta para mbylljes së votimit, Rama mbërrin në selinë e PS
Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS-së, kjo 10 minuta para mbylljes së votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Kryesocialisti nuk komentoi asgjë para mediave. Paradite në Surrel, kur votoi së bashku me bashkëshorten Linda Rama, kryesocialisti tha shkurt se sot është radha e popullit për të folur.
KQZ: Ja përqindja e votuesve deri në ora 18.00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 18:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 41,23%, me gjithsej 834497 zgjedhës që kanë votuar. Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 50,07% të votuesve që kanë marrë pjesë në […]
U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, reagon Flamur Noka
Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas vendimit për nisjen e hetimeve ndaj tij, lidhur me një incident të ndodhur ditën e zgjedhjeve në një qendër votimi në Vorë. Ai është proceduar penalisht nën akuzën për “kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka mohoi […]
Dyshohet për shit-blerje votash! Gruaja në Kavajë fillimisht u takua me Elvis Roshin
Në Kavajë agjentët e policisë kriminale kanë shoqëruar në komisariat një grua, e identifikuar si Xhuli Duda, me dyshimin e shit-blerjes së votës. Xhuli Duda është takuar me Elvis Roshin dhe më pas është kapur me një listë emrash të familjarëve të saj. Dyshohet se ajo është paguar në këmbim të votës ndërsa pritet të […]
Përfundon orari zyrtar për votimin, tani nis beteja për mandatet
Është mbyllur orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare. Votimi do të vijojë vetëm me personat që janë në radhë. Mbi 3.7 milionë qytetarë shqiptarë kishin të drejtë vote këtë të diel, dhe sipas rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 i kaloi 41%. Risi […]
Të gjithë të dënuarit thuajse votojnë në Peqin, vetëm 1 refuzon në Elbasan
Në Institucionin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale Peqin në Qendrën e Posaçme të Votimit, nga 65 të dënuar votuan 64. Ndërsa në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Elbasan në Qendrën e Posaçme te Votimit 144 paraburgosur votuan, 1 refuzoi dhe 3 të tjerëve nuk ju lejua e drejta e ushtrimit te votës nga Gjykata.