Mbyllet votimi/ Celibashi deklaratë për mediat: Në pjesën dërrmuese, procesi me standarde
Në një deklaratë për mediat, kryetari i KQZ Celibashi tha se është duke u mbikëqyrur procesi i dorëzimit të kutive. Sipas tij, procesi ka shkuar sipas rregullave dhe standarteve në pjesën dërrmuese të saj, ndërkohë që pjesëmarrja në orën 18 ka qenë 41.37 për qind. Ilirjan Celibashi: Jemi duke mbikëqyrur procesin e dorëzimit të kutive […]
DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze
Votimi në Shqipëri filloi në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thonë se disa orë para mbylljes së vendvotimeve ka pasur një ulje të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Të drejtën e votës këtë vit e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, përfshirë edhe për herë të parë diasporën. […]
I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar
Një situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur sot gjatë një interviste televizive me Dr. Vasil Llajon, kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës. Vetëm pak metra larg vendit ku po zhvillohej intervista, një i ri nga Saranda është përfshirë nga kriza epilepsie. Pa humbur kohë, Dr. Llajo ka lënë intervistën dhe është nisur për t’i […]
Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar lidhur me nisjen e procedimit penal ndaj tij pas incidentit të ndodhur paraditen e sotme në një prej qendrave të votimit në bashkinë e Vorës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shkruan se ky procedim erdhi sipas tij pasi u prekën interesat e mafies […]
Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit
Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në vendin tonë, duke i dhënë kështu fund zyrtarisht procesit të shprehjes së vullnetit politik të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare 2025. Qytetarët të cilët nuk kanë mundur të votojnë, nuk do të kenë më mundësinë pas orës 19:00, përveç atyre që deri në ato momente ndodheshin në […]
BBC publikon udhëzuesin për 37 këngët e Eurovisionit
Konkursi i Këngës Eurovision 2025 do të hapet të dielën, me një ceremoni ku marrin pjesë konkurrentë nga 37 vende.Por gara fillon në të vërtetë të martën, kur do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë ku do të largohen pesë vende konkuruese.Gjashtë të tjerë do të largohen në gjysmëfinalen e dytë të enjten, përpara se Finalja […]
ZGJEDHJET 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit
Afati zyrtar i procesit të votimit ka përfunduar. Qytetarët që prej orës 07:00 të mëngjesit e deri në 19:00 iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin. Ndërkohë, qytetarët që janë në […]
Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, policia ‘mbërthen’ zonën
Situatë tensioni raportohet në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet. Partia Demokratike kanë publikuar një video ku pretendojnë se kanë dokumentuar një rast ku disa persona zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare. Për rastin në fjalë është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Denoncimi i PD: Nje rast flagrant […]
Incident në QV në Paskuqan, një person i dehur shkon për të votuar, nxirret jashtë nga komisonerët
Një incident është shënuar në Paskuqan, ku një person i dehur është futur në qendrën e votimit për të votuar. Sipas informacioneve të Top Channel, komisionerët e kanë nxjerrë jashtë. Nuk raportohet për incidente të tjera Top Channel
E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë. Në ato momente, aty gazetari i Top Channel, Artur Bibe dhe kandidati i PS-së i zonës, Vasil Llajo, ndërhynë menjëherë për të dhënë menjëherë ndihmën e parë. Pas 10 minutash erdhi […]