Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnje, kamioni përplaset me ambulancën – katër të plagosur
Rreth orës 14:50 të ditës së sotme, në aksin rrugor Fier–Lushnje, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përplasur një kamion tip Iveco me targa AB 884 IV, i drejtuar nga shtetasi Ilir Seitaj, dhe një autoambulancë tip Fiat Dukato, e drejtuar nga shtetasi Jemin […]
U kap me kokainë, arrestohet Ergys Isufi, kandidat i “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë
Sarandë – Vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Ergys Isufi, kandidat i koalicionit “Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj, është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike, kokainë. Sipas burimeve, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga forcat e rendit. Policia ka […]
Fier – Nisin përgatitjet për zgjedhjet, shpërndahen materialet zgjedhore në 3 KZAZ-të e qytetit
Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të qytetit të Fierit, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Materialet janë të destinuara për 97 qendra votimi dhe përfshijnë fletët e votimit, kutitë, procesverbalet, dhomat e fshehtësisë, si dhe të gjitha elementët e nevojshëm për mbarëvajtjen […]
Tronditet Hasi: Vrasje për pronën në fshatin Pla, arrestohet autori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Pla të Hasit, ku një konflikt për çështje pronësie ka përfunduar në tragjedi. Viktima është identifikuar si Rushit Sallahu, 34 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga Ylje Jaku, 41 vjeç. Policia u njoftua për ngjarjen […]
Tërmet 3 ballë në Fier, epiqendra në Kremenar
Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të mërkurë, më 7 maj 2025, në orën 13:19:56, me epiqendër në zonën e Kremenarit, në qarkun e Fierit. Tërmeti është ndjerë lehtë nga disa banorë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Sipas të dhënave nga aplikacioni “My Earthquake Alerts Pro”, […]
10 mijë njerëz në shesh, takimi më i madh i Ramës nesër në Vlorë. Pritet vizita edhe në Kuç
Nesër (8 maj), kreu i PS-së Edi Rama do të zhvillojë në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në qarkun Vlorë. Pritet që ky të jetë një nga takimet më të mëdha të organizuar ndonjëherë në këtë qytet, me rreth 10 mijë vetë në sheshin ku nis Lungomare. Më herët gjatë paradites Rama […]
Mitingu përmbyllës në Fier (video)
Aktualitet Politikë E Mërkurë, 7 Maj 2025 19:52 “Fier – Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre, ministre dhe drejtuese politike e qarkut Fierit. Your browser does not support the video tag.
Një këshilltar largohet nga PSD-ja e Tom Doshit dhe i bashkohet PS-së
Një zhvillim i ri politik është shënuar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Gjovalin Ndoj, anëtar i këtij këshilli i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar largimin nga kjo forcë politike dhe ka shpallur publikisht kalimin e tij në radhët e Partisë Socialiste (PS). Në një deklaratë për mediat, Ndoj theksoi se vendimi […]
Berisha nga Korça: Më 11 maj çelim së bashku një epokë të re për Shqipërinë
Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Korçës. Ai deklaroi se më 11 maj do të mbyllet “ëndrra e keqe” dhe do të nisë një epokë e re për Shqipërinë. ”Fara jonë nuk do zhduket kurrë. Ne do e sjellim kombin në moshën e tij të rinisë, për të mbetur përjetë […]
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës bllokohet për herë të dytë
Për herë të dytë bllokohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër. Këshilltarët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla, duke vendosur të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa Partia Social Demokrate e kishte paralajmëruar një ditë më parë se nuk do të merrte pjesë, duke e cilësuar rendin e ditës si të motivuar politikisht dhe […]