Pse e vr*në 58-vjeçari? Bashkëjetuesja: Jo i trembur nuk ka qenë, por rrinte shtrirë
Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u vra të dielën në Vlorë, thotë se ka qenë në banesë bashkë përpara krimit dhe se ngjarja ka ndodhur rreth 5 minuta pasi ai i kishte thënë se po dilte për të pirë kafe pranë punës së tij. ”Unë isha brenda në shtëpi, nuk e […]
Kontraceptivi eksperimental për meshkujt shënon suksesin e parë
Një kontraceptiv i injektueshëm, jo-hormonal për meshkujt ka treguar se mund të zgjasë deri në 2 vjet. Kontraceptivi i quajtur Adam është një hidroxhel i tretshëm në ujë që implantohet në kanalet e spermës për ta ndaluar përzierjen me lëngun spermatik, raporton The Guardian. Contraline, kompania që ka krijuar kontraceptivin, thotë se kjo qasje është […]
Dyshime se zyrtarë të policisë kontaktuan me Roven Zekën, SPAK sekuestron kamerat në Bllokun e Sigurisë
SPAK sekuestron kamerat në Bllokun e Sigurisë pas arrestimit të Roven Zekës, shefi i qarkullimit rrugor të arrestuar për “korrupsion”, raporton A2 CNN. Sekuestrimi është bërë pasi ka pasur të dhëna se zyrtarë të policisë kanë marrë kontakt me të para se të dilte në gjykatë për masë sigurie. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën […]
20% më pak aksidente rrugore në Janar-Mars, INSTAT: Pjesa më e madhe, nga grupmosha 35-44 vjeç
Tre muajt e parë të vitit kanë rezultuar me më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, nga Janari deri në fund të muajit Mars kanë ndodhur 301 aksidente. Krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të shkuar, vërehet një rënie […]
Katolikët konservatorë kundër bekimit për të gjithë: Të tërhiqet dokumenti!
Një grup katolikësh konservatorë kritikojnë rregullat e reja kishtare në Gjermani, sipas së cilave homoseksualët mund të bekohen në kishë dhe po ashtu edhe të rimartuarit pas divorcit. Përmes një deklarate të publikuar në Neuss (24.04.) nisma “Fillimi i ri” tha: “Po paraqesim kundërshtimin tonë rreth Konferencës së Peshkopëve Gjermanë dhe autoriteteve përkatëse në Romë […]
Dy po, tre jo… Real Madridi ka ende me çfarë të ngushëllohet këtë sezon të pafund
Real Madridi i ka thënë lamtumirë trofeut të tretë radhazi në këtë vit 2025, pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit në Sevilla, duke iu shtuar eliminimit nga Champions League përballë Arsenalit në çerekfinale dhe humbjes së Superkupës Spanjolle në Arabinë Saudite, në janar. Kjo pasi kishte nisur me premtime të mëdha, duke e […]
Pas 36 javëve radha e ‘Final Four’, formula, shorti, datat
Pas mbylljes së kampionatit me 4 faza teksa Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani janë zyrtarisht pjesë e betejes sportive për titull, tani radha është e zbatimit të formulës me dy gjysmëfinale, e më pas finalja e vogël për vendin e tretë dhe finalja e madhe për titull kampion. Në fakt, Departamenti i Garave në FSHF […]
Ndërprerja masive e energjisë në Spanjë/ Pezullohet turneu i tenisit Madrid Open
Ndeshjet janë pezulluar në Madrid Open, (një turne vjetor tenisi), për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike që aktualisht prek kryeqytetin spanjoll dhe rajonin përreth. Tenisti britanik Jacob Fearnley u detyrua të largohej nga fusha, raportojnë mediat e Pensilvanisë. Ndërprerja e energjisë elektrike preku tabelat e rezultateve dhe një kamer sipër fushës.
Gjykata e Prishtinë lëshon urdhërarrest për Milan Radoiçiç dhe 19 serbë të tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër-arrest për Milan Radoiçiç dhe 19 persona të tjerë serbë të akuzuar për krime lufte dhe kundër popullatës civile. Lajmin e konfirmoi për KosovaPress Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka bërë edhe kërkesën zyrtare për arrestimin e tyre.Sipas akuzës, Radoiçiç dhe grupi i tij dyshohet […]
Lobimi 6 mln dollarë në SHBA / PD e krijoi fondacionin MAGA 1 javë para firmosjes së kontratës! Adresa? Një vilë luksoze
Një tjetër detaj shumë domethënës për fondacionin e krijuar nga Seci janë adresat. Në këto dokumente fondacioni “Make Albania Great Again” është regjistruar në adresën “65 Ëoodland Road Ëoodcliff Lake, NJ 07677”. Me një kërkim në internet kjo adresë të çon pikërisht te kjo super vilë në Nju Xhersi, luksoze, me 10 dhoma dhe e […]