Çanta me drogë drejt Greqisë, sekuestrohen mbi 32 kg kanabis
Policia e Korçës parandaloi një tentativë të trafikut të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Uniformat blu njoftuan se kanë konstatuar në largësi mes piramidave 43 dhe 44, dy persona që transportonin dy çanta ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike. Kur ata kanë parë efektivët e policisë kanë braktisur çantat e krahut dhe janë larguar […]
Përmbyset furgoni në Fier, plagoset shoferi
Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier-Levan. Burimet policore bëjnë me dije për gazetaren Anila Sefa se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë. Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë […]
Ashpërsohet toni mes Indisë dhe Pakistanit
Dëbime, protesta, shkëmbime zjarri – pas sulmit në Kashmir, marrëdhëniet e vështira midis Indisë dhe Pakistanit po përkeqësohen më tej. Njoftohet edhe për akte hakmarrjeje. Pas sulmit në pjesën e Kashmirit që kontrollohet nga India prej të cilit gjetën vdekjen 26 vetë, në Indi po shtohet zemërimi kundër sulmuesve dhe kundër Pakistanit. Kudo po zhvillohen […]
Të burgosurit shqiptarë nderojnë Papa Françeskun
Dom Kreshnik Ivani gjatë një bisede live në Klan News u shpreh se kanë qenë të shumtë të burgosurit që e kanë nderuar Papa Françeskun. Ai tha se ata kanë shprehur ngushëllimet ndërsa në burgun e Fushë Krujës është mbajtur edhe 1 minutë heshtje. “Unë vetë punoj me të burgosurit, shërbej me të burgosurit edhe […]
Vatikani nxjerr shifrat: 200 mijë njerëz të mbledhur për funeralin e Papa Françeskut
Vatikani ka publikuar shifrat e pjesëmarrësve në funeralin e Papa Françeskut. Sipas autoriteteve rreth 200 mijë njerëz po marrin pjesë në këtë ceremoni mortore. Ata janë vendosur në sheshin e Shën Pjetrit dhe në rrugët përreth. Ndërkohë policia italiane ka përditësuar shifrat që nxorri më parë duke thënë se numri përllogaritet te 150 mijë, ndërsa […]
Trump dhe Zelensky takim para ceremonies së funeralit të Papa Françeskut!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, patën një takim para funeralit të Papa Françeskut paraditen e kësaj të shtune. Ky lajm u konfirmua nga Sergii Nykyforov, zëdhënës i presidentit ukrainas. Zelensky ishte shprehur më parë se ai ishte i gatshëm të takohej me presidentin amerikan, ndërsa Trump nuk ishte shprehur […]
Nuk e pranoi kurrë pagën mujore, zbulohet vlera modeste që Papa Françesku kishte në llogarinë e tij përpara se të vdiste
Pavarësisht se drejtonte një nga institucionet fetare më të pasura në botë, vetë Papa Françesku mbeti i varfër materialisht. Sipas një raporti nga Celebrity Net Worth, pasuria e tij personale në kohën e vdekjes u vlerësua në vetëm 100 dollarë. Kjo shifër modeste është në kontrast të plotë me gjendjen e përgjithshme financiare të Vatikanit. […]
Trump takon Zelensky-n para nisjes së funeralit të Papa Francesku
Donald Trump është takuar me Volodymyr Zelenskyy përpara funeralit të Papës, sipas burimeve të Vatikanit. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës patën një diskutim shumë produktiv dhe gjithashtu ranë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme pas shërbimit. Ata janë ndër liderët botërorë, përfshirë Sir Keir Starmer dhe Emmanuel Macron, […]
Luftoi si mercenar në krah të Rusisë, vritet në Ukrainë djali i zv.drejtoreshës së CIA-s
Një hetim i medias së pavarur ruse ka zbuluar se Michael Alexander Gloss, 21 vjeç, djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s për inovacionin dixhital, Juliane Gallina, është vrarë në Ukrainë në prill të këtij viti, ndërsa luftonte përkrah forcave ruse si mercenar. Ngjarja kishte ndodhur më 4 prill 2024, por është bërë publike vetëm tani. Sipas […]
Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut! Mbahet ceremonia mortore, arkivoli prej druri vendoset në Sheshin e Shën Pjetrit
Funerali i Papa Françeskut ka nisur dhe arkivoli me trupin e tij është transportuar nga Bazilika e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit. Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes po udhëhiqet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re. 91-vjeçari italian u shugurua në Dioqezën e Breshias në vitin 1957. Në […]