Ish i dashuri i Jennifer Lopez përballet me probleme ligjore, policia bastis shtëpinë e Casper
Ish i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet me probleme ligjore pasi u akuzua për operimin e paligjshëm të një ferme marihuane në shtëpinë e tij në Los Anxhelos . Sipas TMZ, Zyra e Prokurorit të Rrethit të Los Anxhelosit e ka akuzuar balerinin dhe koreografin për dy kundërvajtje, një për përfshirje në […]
Dështon konstituimi i kuvendit në Kosovë, edhe në votimin e gjashtë kandidatja e “Vetëvendosje” nuk mori votat e nevojshme
Ka dështuar me sukses edhe tentativa e gjashtë e deputetëve të Kosovës për konstituimin e Kuvendit këtë të premte. Ashtu sic pritej, deputetët u mblodhën në sallë me asnjë qëndrim të ri, duke votuar njësoj si të pesta herët e tjera.Lexo edhe :Related Posts Albulena Haxhiu mori sërish 57 vota pro, 47 kundër dhe tre […]
Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës
Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, njoftoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten. Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Malajzi pa viza për qëndrime jo më të gjata se 30 ditë, theksoi Osmani, duke njoftuar gjithashtu se do ta vizitojë vendin e Azisë juglindore javën […]
Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje, Vetëvendosje nuk tërhiqet nga emri i Albuelna Haxhiut, opozita refuzon
Pas dështimit të seancës së gjashtë radhazi për konstituimin e Kuvendit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo për shkak të mungesës së vullnetit për të gjetur një zgjidhje për kryetarin e ri të kuvendit.Lexo edhe :Related Posts Vetëvendosja si parti e parë, edhe pse nuk i ka votat e mjaftueshme nuk pranon […]
“Nuk ka grua që i vjen mirë t’ia shash burrin”, Berisha: Nënat dhe gratë shqiptare do jenë të parat që do e ndëshkojnë Ramën
Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se gratë dhe vajzat do të “hakmerren” ndaj Edi Ramës dhe do ta ndëshkojnë me votë. Duke u ndalur te gjuha e përdorur nga kryeministri Rama gjatë fushatës, i cili i ka quajtur burrat që votojnë opozitën “çyrykë”, Berisha tha se asnjë […]
Papati drejt Azisë? “Profecia” e Franceskut dhe lidhja me Kinën, çfarë pritet të ndodhë
Papa Françesku e kishte thënë, ndoshta i befasuar edhe nga pjesëmarrja masive gjatë vizitës së tij në Filipine, ku shtatë milionë besimtarët e mbledhur për meshën në Manila shënuan një rekord absolut në historinë e udhëtimeve apostolike: “E ardhmja e Kishës është në Azi”, qe shprehur papa argjentinas. Kardinali Luis Antonio Tagle, i cili në […]
Publikohet historia e spiunit britanik në zyrën e Hitlerit, si i zbuloi fabrikat e armëve dhe planin e sulmit të Bashkimit Sovjetik
Një libër i ri zbulon historinë e patreguar të një agjenti që kaloi vite pranë nazistëve, duke siguruar inteligjencë kyçe që e ndihmoi Britaninë të riarmatosej për luftën, shkruan The Times. Disa ditë para se Hitleri të pushtonte Poloninë, një nga zëvendësit e tij, Alfred Rosenberg, kryen një akt miqësie. Duke qenë i vetëdijshëm për […]
E vizitoi më shumë se 100 herë, ja pse Papa Françesku zgjodhi të prehej në Santa Maria Maggiore
Papa Françesku, figura e dashur dhe me ndikim e Kishës Katolike, do të bëjë udhëtimin e tij të fundit në bazilikën Santa Maria Maggiore, një nga katër bazilikat papale në Romë, ku ai ka vizituar shpesh gjatë papatit të tij 12-vjeçar. Pas një jete të përkushtuar ndaj thjeshtësisë dhe paqes, Françesku, që ndërron jetë më […]
Aksident në Gjirokastër, shoferi gjerman përplas këmbësoren
Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për […]
EMRI/ Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, forcat xheniere në vendngjarje
Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Ndoci, 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse. Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon […]