Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, ja si parashikohet moti për sot
Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të […]
Plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin pas sherrit për vendparkimin, identifikohet autori i dyshuar (Emri)
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz. Blutë informojnë se në kërkim është shpallur 23 vjeçari Emanuel Buci, si autor i plagosjes së 29-vjeçarit me iniciale M. Xh.. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 13:55, dyshohet […]
Rama: Uji fle, armiku fle, PS-ja nuk fle…
Kryeministri Edi Rama, ka qenë mbrëmjen e djeshme në njësinë 5 në Tiranë, për të parë nga afër sistemimin e kësaj zone nga Bashkia e kryeqytetit. Rama shoqërohet nga kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. “Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, shkruan Rama.
Kryeministri fton të rinjtë demokratë në podkastin e tij
Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në podcastin e tij “Flasim” tre të rinj të FRPD-së nga Vlora, të cilët kishte takuar disa ditë më parë gjatë një vizite në qytet. “Këta janë miqtë e PD-së së Vlorës dhe shpresoj të jenë pjesë e gjeneratës së re që do të ndërtojë të ardhmen e opozitës […]
Kursi i këmbimit 29 mars, me sa lekë këmbehen valutat kryesore
Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Franga zvicerane blihet me 102.7 lekë dhe shitet me 103.7 lekë. Paundi britanik blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.
Horoskopi për ditën e sotme, 29 mars 2025
Showbiz E Shtunë, 29 Mars 2025 09:03 Dashi Kujdes! Duhet të jeni të vëmendshëm! Dikush jua ka marrë kalanë për brenda e po vuani në dashuri. Shijojeni këtë kohë duke e ditur që zhvillime të bukura janë planifikuar për ju. Reflektimet nga e kaluara do të tentojnë shpesh t’jua trazojnë qetësinë, bëni maksimumin tuaj për […]
Aksident i frikshëm në Lushnjë/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në parcelë, 3 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia dhe prezenca e ujit në rrugë
PAMJE NGA AKSIDENTI Lushnje – Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypassin e autostradës në Lushnje, ku një automjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe përfunduar jashtë saj. Nga aksidenti, tre persona që udhëtonin në automjet kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen nën kujdesin e […]
Ceremonia historike sot në Tiranë/ Kryepeshkopi Joan Pelushi fronëzohet në krye të Kishës Orthodokse në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë sot do të mbahet ceremonia historike e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi. Qindra besimtarë pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke shënuar për herë të parë uljen e një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të […]
Plagosje me armë në Kamëz, Policia identifikon autorin e dyshuar
Tiranë – Një 29-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri ditën e djeshme në Kamëz, ndërsa Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon kërkimet për arrestimin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55, kur shtetasi M. Xh., 29 vjeç, u qëllua me armë zjarri për motive të dobëta. Pas veprimeve hetimore, uniformat blu […]
Vijon lufta e Trump me gjyqësorin, gjykatësi federal zgjat afatin e bllokimit te dëbimit të emigrantëve
Gjykatësi federal zgjati afatin e një urdhri të përkohshëm ndalimi që kishte lëshuar, duke e ndaluar presidentin amerikan, Donald Trump të përdorte një ligj të shekullit të 18-të që zbatohej vetëm në kohë lufte për të dëbuar emigrantët venezuelianë. Ky vendim konsiderohet si një goditje ndaj përpjekjeve të presidentit republikan për të përshpejtuar dëbimet e […]