Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DASH në alarm: Një person kontaktoi tre ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe për të kontaktuar tre ministra të jashtëm. “Aktori i panjohur” dyshohet se ka përdorur një zë të gjeneruar artificialisht të Rubios për të kontaktuar zyrtarët nëpërmjet aplikacionit të mesazheve Signal. CBS News që raporton lajmin citon një kabllogram të siguruar në Departamentin e Shtetit. Kabllogrami shkruan se personi kontaktoi të paktën 5 individë, përfshirë ministrat e jashtëm, një guvernator të SHBA-së dhe një anëtar të Kongresit. Departamenti i Shtetit tha se është në dijeni të incidentit...