Dasëm me ‘armë’ në Laç, plumbi përfundon te dera e banesës së fqinjit

Dasëm me ‘armë’ në Laç, plumbi përfundon te dera e banesës së fqinjit

Të shtëna me armë zjarri gjatë një dasme në Laç kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, pasi një plumb ka përfunduar pranë derës së një banese. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, gjatë ditës së djeshme, në një dasmë pranë banesës së denoncuesit është qëlluar me armë në ajër. Pas të shtënave, familjari ka gjetur një plumb pranë hyrjes së shtëpisë. Denoncuesi shprehet se në banesë ndodheshin edhe fëmijët dhe ngre shqetësimin për pasojat që mund të kishte një plumb i rënë në zonën e banuar. “Kam fëmijët në shtëpi. Tek dera e shtëpisë kam gjetur plumbin”, shkruan ai, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga personat që përdorin armë gjatë festimeve. Sipas tij, qëllimi nuk është të dëmtojë apo të...