Daniel Dubois fiton me KO revanshin ndaj Wardley dhe mbron titullin kampion bote në peshën e rëndë
Boksieri britanik Daniel Dubois mbrojti titullin kampion e bote në peshën e rëndë, kategoria WBO, pas fitores me KO teknik në raundin e dytë ndaj patriotit të tij Fabio Wardley. Një dominim absolut i Dubois në revanshin mes tyre, 5 muaj pas triumfit në sfidën e parë. Në duelin e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, në ring shkëlqeu vetëm Dubois (24 fitore, 3 humbje në karrierë)), që e hodhi rivalin në tapet që në sekondat e para të raundit të parë. Ai vijoi me këtë ritëm deri në sekondat e fundit, kur gongu shpëtoi Wardley. Por muzika vijoi edhe në raundin e dytë dhe në sekondat e fundit, stafi i Wardley (20 fitore, 2 humbje e 1 barazim), hodhi peshqirin në tapet, që simbolizon...
Burimi:
telesport.al