Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dalin bëmat e laptopit të Belinda Ballukut që e implikojnë në masakrën zgjedhore në Fier, SPAK gati të fillojë…
Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputetes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho, edhe pse kjo e fundit dha dorëheqjen dhe ia liroi sërish karrigen. Nga ana tjetër kandidati i Partisë Socialiste, Ceno Klosi, rezultoi se vodhi 831 vota më shumë se sa i takonin realisht. Gjatë numërimit të parë më 11 maj, Klosit iu atribuuan 16,638 vota. Pas rinumërimit, rezultoi se ai kishte marrë 15,807 vota. Gjithashtu gjatë fushatës zgjedhore në Fier, si nga mediat, por dhe nga opozita...