Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti
Në një vit ku shumë emra të njohur të Kombëtares Shqiptare pësuan rënie të ndjeshme në vlerën e tyre të tregut, ka edhe një tjetër tablo, ajo e lojtarëve që jo vetëm kanë ruajtur vlerën, por e kanë rritur ndjeshëm atë. Janë 13 futbollistë kuqezinj që kanë shënuar progres, një sinjal pozitiv për të ardhmen e përfaqësueses, sidomos në aspektin individual të karrierës së tyre. Kjo listë prej 13 lojtarësh tregon se ka edhe shumë pika drite. Qoftë emra të rinj në ngritje, qoftë emra me përvojë që po rikthehen fuqishëm, kjo tregon se baza e kuqezinjve është ende e...