Daku merr ofertën e papërballueshme nga Rubin Kazan, flitet për pagë 2.2 mln euro në vit

Daku merr ofertën e papërballueshme nga Rubin Kazan, flitet për pagë 2.2 mln euro në vit

Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares kuqezi po shqyrtojnë në këtë moment ofertat e ardhura në adresë të tyre dhe dëshirojnë të bëjnë përzgjedhjen para se të nisë sezoni i ri, në mënyrë që të kenë kohë të përgatiten me skuadrat që pëlqehen. Natyrisht, jo të gjithë do të mund të gjejnë superskuadra për sezonin e ri, por për disa lojtarë ofertat e mbërritura deri tani tregojnë se kanë një potencial në rritje dhe mund të luajnë në nivele të larta e me klube të njohura në top-ligat europiane. Një nga futbollistët që po përpiqet të gjejë veten në këtë periudhë është Armando Broja, por me valixhe në duar është dhe mesfushori Kristjan Asllani. Ndërkohë, për kapitenin Berat Gjimshiti kanë mbërritura oferta joshëse nga sheikët arabë...