Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Daja pas ndeshjes: Nuk ishte keq përballë Hajdukut
Në “Poljud Stadium”, Dinamo thyhet me vështirësi nga Hajduk Split 2-1 në të vajtjes turi i tretë kualifikues Conference League. Klubi blu ka zbardhur deklaratën e trajnerit Ilir Daja pas takimit. Klubi shkruan: Fjala e trajnerit Ilir Daja pas ndeshjes me Hajduk Split në Kroaci: “Kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Kemi luajtur me intensitet dhe kemi krijuar disa raste në portën kundërshtare.Ishte një eksperiencë e mirë për ne pas gati 15 vitesh mungesë në Europë, shumë lojtarë luanin për herë të parë në një kompeticion europian. Bëmë disa gabime në pjesën e dytë, duke ia dhuruar topin kundështarit. Mund të bënim më mirë, me dalje më të thjeshta në krah, pasi ata po bënin presion në qendër. Ndikuan edhe mungesa e Karambës,...