Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Daily Mail: Britania ka plan serioz për ta kthyer Shqipërinë në “kosh” azilkërkuesish
👁13773
Plani i Laburistëve për të dëbuar azilkërkuesit e refuzuar drejt Ballkanit dhe për t’i mbajtur në “qendra paraburgimi” ka marrë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara. Muajin e kaluar, Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper diskutoi mundësinë e dërgimit të azilkërkuesve në “qendra kthimi” në Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut me kreun e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Sipas këtyre propozimeve, qeveria do t’u paguante vendeve të tjera për të pranuar migrantët që janë refuzuar për azil në MB dhe kanë shteruar të gjitha mundësitë e apelimit. Planet, të përshkruara si një “rrugë e sigurt dhe ligjore...