Daçiç kërcënon me flamurin serb në Prizren/ Hoxha i përgjigjet: Kosova është realitet i pakthyeshëm
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministrit serb Ivica Daçiç, i cili u shpreh se “herët a vonë, flamuri serb do të valëvitet në Prizren”. Në reagimin e tij, Hoxha theksoi se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe se sovraniteti dhe integriteti i saj territorial nuk mund të vihen në dyshim. Kryediplomati shqiptar nënvizoi se Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike, ndërsa e ardhmja e vendit duhet të ndërtohet mbi paqen, sigurinë, gjithëpërfshirjen dhe integrimin evropian. Hoxha dënon deklaratat e ministrit serb Ministri shqiptar dënoi gjuhën e përdorur nga Daçiç, duke paralajmëruar se deklarata të tilla mund të nxisin tensione dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin e rajonit. Reagimi...
Burimi:
ntv.al