DAÇIÇ KERCENOI KOSOVEN ME PUSHTIM, ROTH-BRUKSELIT: I MBYLLNI RUBINETIN SERBISE

DAÇIÇ KERCENOI KOSOVEN ME PUSHTIM, ROTH-BRUKSELIT: I MBYLLNI RUBINETIN SERBISE

Deklarata e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiç se flamuri i Serbisë do të valëvitet mbi Prizren ka shkaktuar reagime të forta politike, duke rikthyer në qendër të debatit pretendimet territoriale të Beogradit ndaj Kosovës dhe kontradiktat e politikës serbe në raport me Bashkimin Europian. Gjatë një tubimi elektoral në Rashkë, Daçiç deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga ajo që ai e cilësoi si “Kosova dhe Metohia”, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të pandashme të identitetit kombëtar serb. Fjalimi i tij përmbante një mesazh të drejtpërdrejtë për të ardhmen e Kosovës, të cilën Beogradi vazhdon të mos e njohë si shtet të pavarur. “Askush nuk ka mundur kurrë të na e marrë Kosovën dhe Metohinë nga zemrat dhe thellësia e shpirtit tonë. Herët...