“Çyrykët” që i dhanë fitoren Ramës/ Meshkujt, mbështetësit kryesorë të PS më 11 maj

“Çyrykët” që i dhanë fitoren Ramës/ Meshkujt, mbështetësit kryesorë të PS më 11 maj

Në fjalimin e tij në Dibër, kryeministri Edi Rama përdori një shprehje që u cilësua si e pavend ndaj burrave që mbështesin ende Sali Berishën, duke i quajtur “cyrykë”. Kjo deklaratë u konsiderua nga shumë analistë si një gafë që mund t’i kushtonte vota në zgjedhjet e 11 majit, por të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një realitet tjetër: burrat ishin ata që vendosën fitoren e Partisë Socialiste në shumicën e qarqeve. Në total, shqiptarët brenda territorit i dhanë Partisë Socialiste 733.460 vota, një diferencë prej më shumë se 250 mijë votash ndaj Aleancës për Shqipërinë Madhështore....
Burimi: Sot.com.al