Çudia me konfliktin në Radhimë/ Gjykata lë në burg 3 truprojat e Muçës por liron qitësin e Vasil Bedinajt, Anxhelo Breshanin
Vasil Bedinaj dhe Luan Muça VLORË-Gjykata e Vlorës dha sot masat e sigurisë për personat e arrestuar lidhur me konfliktin e armatosur mes dy biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça në hotel 'Regina'. Ndër pesë të arrestuarit lidhur me përplasjen e bujshme mes palëve ku u përfshinë rreth 15 persona, vetëm 3 prej tyre janë lënë në qeli. Konkretisht Gjykata vendosi që të lejë në burg shoqëruesit e Luan Muçës, Mandrit Lleshajn, pronarin e ‘SWAT Security’, dhe rojet e sigurisë, shqiptarin nga Kosova, Blerim Hetën e Klaudio Lleshajn. Nga ana tjetër Angjelo Breshanin, njeriu i Vasil Bedinajt i cili qëlloi drejt ‘Range Rover’-it, u vendos arrest shtëpie. Vetë biznesmeni Luan Muça është lënë në masën 'detyrim paraqitje'. Lidhur me ngjarjen në kërkim janë shpallur 6 persona, mes...
Burimi:
zeri.ai