Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares portugeze, vijnë reagimet e para
5 Nëntor 2026 12:30 Alfred Lleshi Pas 20 vitesh, 234 ndeshjesh dhe 146 golash, aventura e Cristiano Ronaldos me fanellën e Portugalisë ka marrë fund. Lajmin e bëri të ditur vetë ylli portugez përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Vendimi i tij ka sjellë reagime të shumta nga bota e futbollit dhe jo vetëm. Luis Montenegro, kryeministër i Portugalisë: “Faleminderit! Ajo që ke bërë në fushë për Portugalinë do të jehojë në përjetësi. Edhe tani, jashtë fushës, do të vazhdosh të jesh Portugalia në botë”. Elma Aveiro, motra e Ronaldos: “Krenaria më e madhe e jetës sime. Të dua! Gjithmonë me ty”. Pepe, ish-shoku i skuadrës: “Ishte më shumë se futboll. Faleminderit për gjithçka, Cris!”. Të dy kanë luajtur së bashku në 348 ndeshje, mes...
Burimi:
telesport.al