CR7 i thotë lamtumirë Portugalisë: Nuk ishte një vendim i lehtë, kam dhënë gjithçka për këtë fanellë

CR7 i thotë lamtumirë Portugalisë: Nuk ishte një vendim i lehtë, kam dhënë gjithçka për këtë fanellë

Pikërisht kur mendohej se marrëdhëniet po normalizoheshin, Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i japë fund karrierës me kombëtaren e Portugalisë. Ai e bëri publik vendimin përmes një videoje të gjatë në rrjetet sociale. Pas përplasjeve me trajnerin Jorge Jesus, të kulmuara me largimin nga grumbullimi në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Danimarkës, CR7 nuk priti publikimin e listës së të grumbulluarve, të parashikuar për të premten. Pas 23 vitesh, 234 ndeshjesh dhe 146 golash, duke mbajtur rekordet botërore për paraqitjet dhe golat me kombëtaret, ai largohet me tre trofe: Europianin 2016 dhe dy Liga të Kombeve. Në mesazhin e tij, ndër të tjera, Ronaldo shkruan: “Popullit portugez: Ka ardhur dita të dorëzoj fanellën me numrin 7 të kombëtares, që na përket të gjithëve. Për...