Costacurta nuk ka dyshime: Allegri dhe Tare janë tashmë dyshja më solide në Serie A

Costacurta nuk ka dyshime: Allegri dhe Tare janë tashmë dyshja më solide në Serie A

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtës dhe figurë emblemë e Milanit, aktualisht komentator televiziv dhe fytyrë e “Sky Sport”, ka dhënë një intervistë për “La Repubblica”. Në të ka trajtuar disa tema aktuale që lidhen me Serie A, duke filluar nga merkatoja: “Napoli dhe Milani kanë lëvizur mirë, janë përforcuar. Ekipet e tjera i shoh të ngadalta, pavarësisht shumë trajnerëve të rinj”. Duke u ndalur më tej në këtë çështje, ‘Billy’ shprehet: “Dua të shoh nëse Fabregas do të dijë të konfirmohet. Dhe nëse Interi do të arrijë ta harrojë finalen e Mynihut, kampionatin e humbur dhe largimin e Inzaghit. Chivu nuk do ta ketë të lehtë”. Megjithatë, zgjedhjet e para të Interit dhe Juventusit për pankinën ishin të tjera: “Fabregas dhe Conte? Është një motivim më shumë,...