Costacurta i prerë: Nuk e kam kapërdirë dot, i papranueshëm refuzimi i kombëtares nga Acerbi

Costacurta i prerë: Nuk e kam kapërdirë dot, i papranueshëm refuzimi i kombëtares nga Acerbi

Alessandro Costacurta, në një intervistë për “La Repubblica”, ka ndarë përshtypjet e para personale në prag të sezonit 2025-2026, që është pothuajse në prag, si dhe ka analizuar në mënyrë të veçantë afrimet e reja të skuadrave të kampionatit. “Kush më intrigon më shumë? Besoj shumë te Beukema, qendërmbrojtësi i marrë nga Napoli, – ka rrëfyer ish-mbrojtësi i Milanit dhe analist televiziv. – E shoh veten tek ai, me Conten mund të bëhet një mbrojtës i jashtëzakonshëm. Nuk mund të mos përmend edhe De Bruyne me Modric, jam kurioz të kuptoj çfarë ndikimi do të kenë”. Sa i përket emërimit të Gattusos si trajner i kombëtares italiane dhe disa ish-shokëve të tij te Milani, që janë bërë trajnerë, shtoi: “Te Milani im mendoja se disa...