Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Conte nuk ka ndryshuar asnjë grimë nga dita e parë te Napoli. De Bruyne? Po studion situatën”
Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, ka folur në “Sky Sport”, ku ka treguar ambiciet e skuadrës së re të Antonio Contes dhe momentin aktual, vetëm pak ditë para fillimit të sezonit:“E kemi rinisur me shumë entuziazëm, pas titullit të sezonit të kaluar. Ambiciet duhet të dimë t’i shfrytëzojmë dhe t’i ushqejmë përmes punës. Do të jetë një sezon i gjatë, i vështirë, por ekzistojnë të gjitha kushtet për të bërë mirë. E kemi nisur grumbullimin duke punuar fort dhe jemi të kënaqur”. Sa e vështirë është ta ruani urinë për fitore?Është një aspekt për të cilin punojmë, kemi një trajner që ka fituar dhe rifituar, prandaj di si ta motivojë grupin dhe cilat butona të shtypë. E dimë që do të jetë e vështirë,...