Conor McGregor zbulon planin: Kam edhe një duel në kontratën me UFC, pastaj do të debutoj në boksin pa doreza

Conor McGregor zbulon planin: Kam edhe një duel në kontratën me UFC, pastaj do të debutoj në boksin pa doreza

Conor McGregor planifikon t’i lërë dorezat e tij brenda “Oktagonit”, por jo sepse e ka mbyllur karrierën si luftëtar. Ish-kampioni në dy divizione i UFC-së ishte i ftuar special në eventin “Hype Italy” në Romë. Gjatë një interviste në këtë event, McGregor u pyet nëse preferon artet marciale të përziera (MMA) apo luftimet pa doreza. Siç pritej, bashkëpronari i “Bare Knuckle Fighting Championship” (BKFC) e pati të vështirë të zgjidhte. “Më pëlqejnë shumë luftimet pa doreza,” tha McGregor. “Nuk besoj se mund të ketë ndeshje të mërzitshme në këtë disiplinë. Nga ana tjetër, unë jam luftëtar i arteve marciale të përziera. Ndoshta e them këtë sepse herën e fundit nuk kalova një përvojë të mirë”, tha irlandezi. “MMA-ja e nivelit të lartë është e vështirë...