Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Conceiçao në “sparkatë”: Te Milani nuk racionalizojmë asgjë, japim gjithçka në çdo ndeshje
👁8510
Te Milani po përgatitet sfida ndaj Genoa, por mendja qëndron edhe te finalja e Kupës së Italisë. Megjithatë, Sergio Conceição e mban tensionin lart, duke kërkuar vazhdimësi taktike dhe përgjigje mbi formën fizike të disa lojtarëve. “Jovic është më mirë, ka bërë tri stërvitje me ne, – tha trajneri kuqezi në konferencë. – Abraham është ndalur për një problem fizik. Nuk janë të disponueshëm si ai, Bondo dhe Sottil”. Genoa-Milan si hap drejt Kupës së Italisë?Mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, punojmë gjatë javës për të përmirësuar lojën dhe disa aspekte të saj. Duam të jemi një skuadër më e fortë. Tani fokusi...