Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si qelizat nervore fomojnë kujtime dhe ndjenja

Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si qelizat nervore fomojnë kujtime dhe ndjenja

Karl Deisseroth,Peter Hegemann dhe Georg Nage SHBA- Psikiatri dhe neurologu amerikan Karl Deisseroth dhe kolegët e tij gjermanë Peter Hegemann dhe Georg Nagel janë vlerësuar me Çmimin Nobel të këtij viti në Fiziologji ose Mjekësi për punën e tyre në fushën e optogjenetikës. Komiteti i Nobelit vlerësoi treshen për hedhjen e themeleve të një epoke të re në neuroshkencë dhe zbulimin e qarqeve nervore që fshihen pas "kujtimeve, ndjenjave dhe sjelljeve specifike që lidhen me çrregullimet neurologjike dhe psikiatrike", shkruan BBC.  Karl Deisseroth, 54 vjeç, Peter Hegemann, 71 vjeç, dhe Georg Nagel, 73 vjeç, kanë kryer kërkime mbi kanalet jonike të kontrolluara nga drita dhe optogjenetikën.  Puna e tyre çoi në zhvillimin e optogjenetikës, një teknikë që u lejon studiuesve të aktivizojnë ose të heshtnin qeliza...