Çmimet e karburanteve, Ministri i Financave: Bordi i Transparencës mund të jetë i përhershëm

Çmimet e karburanteve, Ministri i Financave: Bordi i Transparencës mund të jetë i përhershëm

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka folur në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale, duke u ndalur te efektet që pritet të kenë ulja e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit në çmimet për konsumatorët. Malaj u shpreh se qeveria po shqyrton mekanizma monitorimi për të garantuar që këto ndryshime fiskale të reflektohen në çmimet përfundimtare. Ai tha se po shqyrtohet edhe mundësia që Bordi i Transparencës të bëhet i përhershëm. “Për uljen e TVSH-së, qeveria po punon për mekanizma të caktuar monitorimi. Ka disa mekanizma për monitorimin e tregjeve oligopolistike, siç është ai i hidrokarbureve, që do të shërbejnë për të monitoruar reflektimin e uljes së taksës së qarkullimit. Po shqyrtojmë mundësinë e krijimit të një Bordi të Përhershëm të Transparencës....