Çmenduri që vetëm Reali mund ta bëjë! Po humbnin 3-1 deri në minutën e 68, madrilenët përmbysin rezultatin në fund të ndeshjes

Çmenduri që vetëm Reali mund ta bëjë! Po humbnin 3-1 deri në minutën e 68, madrilenët përmbysin rezultatin në fund të ndeshjes

Reali i Madridit dëshmon sërish se Liga e Kampionëve është territori i tij. “Los blancos” kanë dhuruar emocione të forta mbrëmjen e sotme në stadiumin mitik “Olimpico”. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për ta. De Roni zhbllokoi shifrat në minutën e 20, ndërsa Mbapeja barazoi shifrat 5 minuta më vonë. Ndërkohë Maleni kaloi sërish në epërsi Romën. Dy golat e tij në minutat 51 dhe 57 i dërguan shifrat në 3-1. Rezultati qendroi i pandryshuar deri në minutën e 83-të, duke krijuar iluzionin e humbjes për Realin. Por pikërisht në këtë minutë nisi përmbysja. Fillimisht rrjeta u tund nga Karlos Espi dhe më pas Endriku në minutën e 85 dhe Rydigeri në të 90-n përmbysën shifrat në favor të Madrilenëve. Një...