Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Cili është klubi që ka fituar më shumë në Botërorin e klubeve deri tani?
27 Qershor 2025 13:44 Telesport Real Madrid, Bayern dhe Manchester City po arkëtojnë shumë në Botërorin e klubeve. Ky turne po zhvillohet në SHBA dhe ende nuk e ka bujën e Champions League, por financiarisht vlen shumë. Pas fazës së grupeve, tri klubet e mëdha europiane kanë fituar më shumë se klubet e tjera. Respektivisht, shifrat janë këto (deri tani): Real Madrid ka fituar 43.55 milionë euro, pasuar nga Manchester City me 42.51 milionë euro. Bayern vjen i treti me 37.6 milionë euro të fituara deri tani.