Cili është Gjergj shqiptari, luftëtari i panjohur i kohës së Skënderbeut?

Cili është Gjergj shqiptari, luftëtari i panjohur i kohës së Skënderbeut?

Gjergj shqiptari është një luftëtar thuajse i panjohur i kohës së Skënderbeut. Nëse nuk do të ishte për albanologen italiane G.Lusu, për të nuk do të dihej ndoshta asgjë. Në fakt, ajo, përmes një artikulli të botuar në revistën “La nuova Albania” (Shqipëria e re), në vitin 1974 zbulon figurën e këtij fisniku shqiptar të zonës së Fermos në Itali. Gjergj shqiptari ka qenë financues dhe porositës i disa pikturave për altarin e kishës së Shën Gjergjit në këtë qytet, siç pohojnë edhe studiuesit Moikom Zeqo e Ilia Karanxha. Ai ka shkuar në Itali, sipas albanologes, në të njëjtën kohë me shumë dërgata shqiptarësh të tjerë të periudhës së Skënderbeut. Gjergji mbante shqiponjën si emblemë të familjes dhe ishte krenar për origjinën e tij shqiptare....